5 arsyet që ju do dilni të fituar nëse mbyllni biletën online

e-Commerce dhe blerjet online janë zhvilluar në të gjithë sektorët e ekonomisë. Sidomos gjatë periudhës të pandemisë, dhe përkufizimet në lëvizje, e-Commerce njohu një zhvillim të jashtëzakonshëm.

Top Lines duke ndjekur hapat e kohës, krijoj mundësinë të bleni biletën tuaj online. Top Lines është e para kompani në Shqipëri dhe nga të paktat në Greqi, që ju ofrojnë mundësin të bleni bileta autobusi online, me sistem modern dhe i lehtë në përdorim, i cili ka si qëllim të lehtësoj proçedurat e udhëtimit tek klientët tanë.

Por cilat janë 5 arsyet që ju  do dilni të fituar nëse mbyllni biletën online

  1. Siguroni udhëtimin tuaj. Duke blerë biletën online, juve siguroni udhëtimin tuaj. Si në nisje ashtu dhe në kthim. Kështu që nuk ekziston asnjë mënyrë të humbisni udhëtimin tuaj. Nga momenti që keni biletë online, udhëtimi është 100% i siguruar.
  2. Zgjidhni vëndin që dëshironi të uleni.  Sistemi i biletës online ju ofron mundësinë të zgjidhni vetë sediljen që dëshironi të uleni.
  3. Shpëtoni kohë. Biletën online mund ta bleni nga çdo pajisje elektronike, celular, tablet, komjuter. Proçedura është shumë e thjeshte. Vetëm 5 hapa. Kështu që duke blerë biletën online nuk është e nevojshme as të kaloni nga agjensitë tona, as te telefononi. Me një klik nga kolltuku i shtëpisë suaj, mund të siguroni biletë.
  4. Përfitoni ulje çmimi. Nëse ju pëlqen të programoni udhëtimin tuaj, Top Lines ju shpërblen për këtë. Nëse bleni biletën tuaj mbi 10 ditë para udhëtimit, atëher automatikisht përfitoni ulje çmimi 10% për çdo biletë. 
  5. Nuk ka nevoje për check in. Bileta ju vjen automatikisht në celular. Nuk ka nevojë të paraqiteni në sportele, apo te telefononi për konfirmin. Ditën e udhëtimit tuaj me biletën që ku ka ardhur në celular, paraqiteni direkt tek dera e autobusit.

Për të lexuar hapat për të mbyllur online biletën, klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/hapat-qe-duhet-te-ndiqni-per-te-mbyllur-bilete-online/

Bileta online Greqi Shqipëri

Greqi → Shqipëri Shqipëri → Greqi

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest