5 gjëra që duhet të bëni para se të udhëtoni

Çdo ditë me qindra pasagjerë udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë dhe anasjelltash. Nga experienca kaq vjeçare kemi vënë re disa nga gabimet që bëjnë pasagjerët në raste më të shumta.

  1. Rezervoni biletën disa ditë para udhëtimit tuaj

Një nga problemet më të mëdha që shfaqen dhe sidomos gjatë periudhës së festave dhe verës është rezervimi i biletës. Shumica e pasagjerëve rezervojnë një ditë ose në shumë raste disa orë përpara udhëtimit të tyre. Kjo krijon pakënaqësi për shkak të vëndeve, sepse në shumicën e rasteve vëndet janë të zëna. Biles ka pasur raste që nuk ka pasur fare vënd në autobus.

Praktika më e mirë është të rezervoni biletën tuaj disa ditë përpara udhëtimit. 3-4 ditë është periudhë e mjaftueshme. Për Krishtlindje, Pashkë dhe në Gusht mirë është të rezervoni 7-10 ditë para udhëtimit

Për këtë qëllim Top Lines ka hapur sistem online rezervimi, ku shumë thjeshte mund të bëni rezervim. Për të rezervuar onlin klikoni këtu

Rezervime bilete online

2. Bëni pagesën më përpara udhëtimit. Mos e leni për momentin e fundit

Në rast se rezervoni, preferoni të bëni pagesën disa ditë përpara. Mos e leni për momentin e fundit. Ka pasur raste që dikush ka rezervuar vënd dhe ose ka dhënë numër telefoni gabim, ose punojsi në resepsion e ka shkruajtur gabim , dhe si rezultat ka pasur keqkuptime me vëndet.

3. Nëni konvertimin e kthimit sapo të mbërrini në destinacion

Kur biletat janë vajtje ardhje, ju sygjerojmë se nëse keni vendosur datën që do udhëtoni, bëni konvertimin e biletës së kthimit sapo të mbërrini në destinacion. Kjo ju krijon mundësinë që të siguroni vënde më të mira, dhe udhëtimin tuaj.

Vini re. Shumë pasagjer nga momenti që kanë biletë vajtje ardhje mendojnë se kanë siguruar vëndin e tyre por kjo nuk ndodh. Lexoni këtu pse ndodh kjo gjë dhe si mund të siguroni vëndin tuaj me biletë vajtje ardhje Lexoni këtu Pse është e rëndësishme të konvertoni biletën vajtje ardhje

4. Paraqituni në agjensi 30 minuta para udhëtimit

Çdo pasagjer duhet të paraqitet në zyrë 30 minuta para udhëtimit. Kjo është një kohë e mjaftueshme për të bërë cheek in dhe për të vendosur valixhet në autobus. Në shumë raste ka pasur vonesa të nisjes së autobusit për këtë arsye sepse personat vinë momentin e fundit.

5. Sigurohuni që jeni të pajisur me dokumentat e duhura për të udhëtuar

Një nga problemet më të mëdha janë se shumica e pasagjerëve nuk kanë dokumentat e duhura për të udhëtuar. Përpara çdo udhëtimi sigurohuni se do keni këto dokumenta

  • Pasaportë Shqiptare me leje qëndrimi, ose kartë indetiteti greke, ose pasaportë Greke.
  • Për pasagjerët që udhëtojnë me 3 mujorshin duhet me doemos garanci nga një person që jeton në Greqi. Pavarsisht moshës dhe sa herë kanë hyrë dhe dalë në Greqi, duhet me doemos të keni garanci me vete. Lexoni këtu si duhet të shkruhet garancia për të ardhur në Greqi
  • Për fëmijët që udhëtojnë me prindërit e tyre, duhet të jenë të pajisur me një vërtetim që lejojnë fëmijën të udhëtoj me prindërin tjetër. Ky vërtetim duhet të jetë i përkthyer në dy gjuhë, në shqip dhe greqisht, sepse duhet të paraqitet në të dy pikat kufitare.

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest