Të nderuar udhëtarë
Sindikata e punonjësve të minstrisë së financave të Greqise,njoftoi se do ti bashkohet thirjes se sindikatava të pa varura te Greqise,në grevën e përgjithshme që do te zhvillohet në Greqi ne 30 maj.
Sipas sindikatës,në grevë do të marrin pjesë edhe doganieret,ndaj gjatë datës 30 maj,pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare te Greqisë për vëndet e treta si Shqiperia,Maqedoni dhe Turqia
Për sa i përket lëvizjeve me Shqipërinë, doganat Greke lajmëruan se do te pezullojne lëvizjet e automjeteve dhe kamionëve që prej orës 07.00 të mëngjesit të së mërkures 30 maj,deri ne orën 07.00 të së enjtes 31 maj.
Gjatë kësaj kohe në pikat kufitare mës Greqise dhe Shqipërise do të lejohen të levizin vetëm këmbësore pa çanta dhe bagazhe,si dhe rastet e urgjenceva mjekësore.