Çfar dokumentash duhet të keni për të hyrë dhe për të dalë nga Greqia Rregullat e reja për të udhëtuar

Të gjithë qytetarët që do udhëtojnë nga Greqia në Shqipëri , si dhe qytetarët që ju lejohet hyrja nga Shqipëria në Greqi  do duhen të jenë të pajisur me dokumentacion shtesë, përveç dokumentave standarte (pasaportë,  leje qëndrimi).

Udhëtimet e Top Lines nga Athina në Shqipëri bëhen çdo ditë në orën 8.00 dhe nga Tirana për në Greqi në orën 3.30 të mëngjesit. Gjithashtu dhe dërgesa e porosive bëhet normalisht. 

Nga Greqia në Shqipëri

Lejohen të hyjnë të gjithë qytetarët pa përjashtim. Përveç dokumentacioneve standarte (pasaportë, leje qëndrimi) do duhet të keni me vete këto dokumenta

  • PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit. PLF duhet të jetë i printuar dhe tja tregoni policisë Greke në Kakavi
  • Vertetim i tipit B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga qyteti juaj i banimit deri në Kakavi. Arsyetimi mund jete qe po udhetoni per arsye familjare.

Në Shqipëri nuk ka karantinë. Gjithashtu në hyrje për në Shqipëri nuk bëhet test.

Për personat që i ka skaduar leja e qëndrimit nga 1/7/2020 deri 31/12/2020 ose do i skadoj deri ne 31 Mars 2021 për të udhëtuar duhet të nxjerr  vërtetim online Për të nxjerrë këtë vërtetim online klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/si-do-nxirrni-vertetim-per-lejet-e-skaduara-gjate-2020-2021-si-dhe-vertetimeve-blu/

Personat që udhëtojnë me vertetim blu, duhet të dërgojnë email tek Ambasada Greke ne Tiranë për të marrë një vërtetim Për proçedurën lexoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/ku-duhet-te-nisni-email-per-te-kaluar-ne-greqi-personat-me-vertetim-blu-ose-me-leje-te-skaduar-email-i-konsullatave-greke-ne-shqiperi/

Nga Shqipëria në Greqi

Ne Greqi lejohen të hyjnë qytetarë grek, qytetar shqiptarë që kanë leje qëndrimi dhe vënbanim të përhershëm Greqinë. Përveç dokumentacioneve standarte (pasaportë, leje qëndrimi) do duhet të keni këto dokumenta

  • Test RT-PCR i bërë deri në 72 ore perpara udhëtimit. Testi duhet të jetë nga laborator të çertifikuar nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare. Testi duhet të jetë në anglisht.
  • PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit. PLF duhet të jetë i printuar dhe tja tregoni policisë Greke në Kakavi.
  • Vertetim i tipit  B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga Kakavia per ne qytetin ku banoni. Arsyetimi mund jete qe po udhetoni për në vëndbanimin tuaj të përherëshëm. Per punetoret sezonal kete vertetim do ja u nxjerrin punedhenesit tuaj.
  • Vertetim E1 ku vertetohet vendbanimi i perhereshem (për ato qe kanë vendbanim te përherëshëm Greqinë.)

Hyrja në Greqi Rregullat e reja 

Të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë nga Kakavia do bëjnë rapit test në tokën Greke. Cilët pasagjër rezultojnë pozitiv nuk do ju lejohen të hyjnë në territorin Grek.

Gjithashtu kush hyn në Greqi nga Shqipëria do duhet të qëndroj 14 dit në karantinë në adresën që ka deklaruar në PLF

Në pikën kufitare të Kakavisë do lejohen të kalojnë 400 persona në ditë. 

Rapit test do jenë të detyruar të kryejnë dhe shoferat e mauneve dhe kamionëve. Këta të fundtin nuk është e nevojshme të kenë PLF dhe test RT-PCR

 

Për çdo informacione mund te telefononi në zyrat tona në telefonat 

  • Athinë 2105203350, 2105203351
  • Zyra Pire 2104636742
  • Zyra Korinth 2741021023
  • Zyra Patra  6907115555
  • Top Lines Tiranë +35542233050 +355692061989
  • Top Lines Durrës  +35552223122 +355 694051215
  • Top Lines Fier  +355696725448 +35534210316
  • Top Lines Berati +355698778111 +355696099333
  • Top Lines Kuçovë +35531124646 +355696095701
  • Top Lines Shkodër +355 672323227 +355 697426744
  • Top Lines Lushnje +355694051225 +355697760213
  • Top Lines Elbasan +355699768502 +355 699660240

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post