Shteti Grek dhe shteti Shqipëtar, vazhdojnë të kenë në fuqi një numër masash anti covid për udhtëtarët që do kalojnë kufirin e secilit nga këto shtetet. Masat tashmë janë inviduale pra kanë të bëjnë me udhëtarin. Pikat kufitare mes dy shteteve janë të hapura 24 orë. Udhëtimet kryhen normalisht dhe pa probleme. Top Lines ka çdo dit 4 orara nga Greqia drejt Shqipërisë, si dhe 4 orare nga Shqipëria drejt Greqisë.
Çfar dokumentacioni duhet te keni për të hyrë nga Greqia në Shqipëri
Klikoni më poshtë për informacionet që interesoheni
Dekumentat për të hyrë në Greqi dhe Shqipëri
Rregullat për hyrjen në Greqi janë:
- NUK ËSHTË E NEVOJSHME TË KENË TEST PCR, OSE RAPID TEST TË GJITHË UDHËTARËT TË CILËT:
- Kanë Çertifikatën europiane dixhitale Covid-19 (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC) ose,
- Çertifikatë vaksinimi (Çertifikata hyn në fuqi 14 ditë pas vaksinimit të plotë dhe është e vlefshme jo më shumë se 9 muaj kurse për ata që kanë bërë dozën përforcuese nuk ka një afat kohor) ose,
- Çertifikatë diagnoze pozitive (hyn në fuqi pas 14 ditësh dhe është e vlefshme per 180 ditë),
- Test negativ PCR , të kryer brenda (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi , ose,
- Test negativ të shpejtë (rapid test), të kryer brenda 24 orëve të fundit përpara mbërritjes së tyre në Greqi.
Rregullat për të hyrë në Shqipëri.
- Pasaportë (çertifikatë) vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi
ose
- Test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes
- Test antigen i shpejtë(RAPID TEST) të kryer brenda 48 orëve para hyrjes
ose
- Dokument që vërteton se keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit
Këto rregulla do të aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri
Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto rregulla.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit.
Personat që udhëtojnë vetëm me pasaportë do duhen të kenë
- Pasaportë të vlefshme biometrike
- Garanci nga një person në Greqi (Ipefthini Dhilosi) Kjo garanci duhet te jete origjinalja, te jete me vule te thatë, jo fotokopje, jo me email, jo me fax.
- Duhet të kenë me vete 50 euro për çdo ditë që do deklarojnë se do qëndrojnë në Greqi, ose minimalisht 500 euro nëse do qëndojnë nën 5 ditë (Ky eshte ligj i Bashkimit Europian për hyrjen në zonën Shengen)
Bileta online Greqi Shqipëri
Bileta online Greqi Shqipëri. Kurseni para dhe kohë. Top Lines ju jep mundësinë të mbyllni online biletën tuaj pa qënë e nevojshme të kaloni nga zyrat ose të telefononi.