Deklaratë për shtyp e Firmës Top Lines për ngjarjen me djegjen e autobusit Shqiptar në Athinë

Sot rreth orës 5 të mëngjesit një autobus turistik i një kompanie shqiptare u përfshi në flakë. Sipas mediave greke, autobusi u përfshi në flakë qëllimisht, dikush i vuri flakën.

Fatmirësisht autobusi ishte i parkuar dhe nuk kishte pasagjer kështu që pati vetëm dëme matriale.

Dëshirojmë tju informojmë se autobusi nuk ishte i firmës sonë Top Lines, dhe ngjarja ndodhi shumë larg ambjenteve tona.

Gjithashtu shprehim keqardhjen tonë më të sinqertë për firmën të cilës autobusi ju dogj dhe dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë ngjarje të shumtuar.

Bizneset shqiptare në Greqi kanë mbijetuar me shumë vështirësi vitet e krizës. Sektori i transportit ndërkombëtarë pavarsisht rritjeve të vazhdueshme të taksave, karburantëve, shërbimeve të mirëmbajtes, taksave rrugore etj që janë bërë gjatë viteve të fundin, nuk rriten çmimet e biletave, dhe nuk u bënë barrë e rëndë për emigrantët shqiptarë në Greqi që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Shpresojmë që autoritetet kopetente të zbardhin sa më shpejt autorët.

Top Lines

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest