Ekskursion 24 Shkurt | Trikala Korinthias & Qëndrα e Skisë Ziria |15€ |
Top Lines organizon ditën e Dielë 24 Shkurt 2019 ekskursion njëditor në TRIKALA KORINTHIAS dhe në QËNDRËN E SKISË ZIRIA. Ejani të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. Të luajmë në borë, të bëjmë ski dhe të vizitojmë vënde të mrekullueshme.
Top Lines ofron për të gjithë klientët e saj, çmimet më të mira të tregut
Çmimi 15 euro për person
Çmimi për fëmijët deri në moshën 12 vjeç 10 euro
PROGRAMI
Nisja bëhet të Dielën 24 Shkurt në orën 8.00 Nisja do bëhet nga zyrat e TOP LINES, në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Do bëhet një ndalesë e shkurtër në Korinth-Isthmo për kafe. Mbas ndalesës do nisemi direkt për në QËNDRËN E SKISË ZIRIAS. Qëndra e skisë Ziria ndodhet në malin Ziria ose Kilini në një lartësi 1500 metra nga niveli i detit. Qëndra e skisë u hap që në vitin 2007 dhe ndodhet përafërsisht 2 orë nga Athina. Gjithashu qëndra ndodhet vetëm 10kilometra nga pika turistike Trikala Korinthias.
Qëndra e skisë Zirias është një nga qëndrat më të reja të skisë në Greqi, dhe qëndra më e afërt me Athinën.
Në qëndrën e skisë ZIRIAS do qëndrojmë 3 orë e 30 minuta. Aty do kemi mundësi të bëjmë ski ose për më pak të guximshit kafe dhe çokollatë tek sale e qëndrës. Për çmimet e skisë, marrje me qera paisjesh për ski lexoni në fund të artikullit.
Mbas qëndrës së skisë do nisemi për në TRIKALA KORINTHIAS, fshatin e mrekullueshëm turistik që është një nga zonat më të bukura turistike të Greqisë. Aty do kemi mundësi të bëjmë xhiro në fshat, të hajmë dreke si dhe të njihemi me fshatin e bukur.
Nisja për në Athinë do bëhet në orën 18.00 dhe arritja parashikohet heret në darkë!
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 6982890970 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Rezervoni online duke plotësuar kërkesën e mëposhtëme.
SHËNIME
Në çmimet e mësipërme përfshihet
- Transporti me autobusë moderd të firmës TOP LINES
- Shoqërues i firmës sonë
- TVSH 24%
Në çmimet e mësipërme NUK përfshihet
Ushqimi, hyrja në qëndrën e skisë, marrja me qera e paisjeve të skisë, shpenzimet personale
Shënim: Mundësia për të bërë ski varet nga kushtet metereologjike. Në rast se kushtet metereogjike nuk krijojnë mundësinë për të bërë ski, programi do bëhet siç përshkruhet më lart, por do qëndrojmë më shumë në Trikala, për ndarje më të mirë të programit.
Për të parë çmimet e qëndrës së skisë vizitoni faqen e internetit të qëndrës në linkun https://www.ziriaski.gr/