Ekskursion dyditor në Kalabaka-Meteora-Liqeni Plastira 23 dhe 24 Nëntor 65€ për person

Ekskursion dyditor në Kalabaka-Meteora-Liqeni Plastira 23 dhe 24 Nëntor 65€ për person

Top Lines ju fton më 23 dhe 24 Nëntor në ekskursionin dyditor që organizon në Kalabaka, Meteora, Liqeni Plastira. Ejani me ne në një ekskursion të veçantë ku do vizitojmë vënde të mrekullueshme, do vizitojmë monastiret e Meteorës, si dhe do shijojmë bukurinë e rradhë të Liqenit Plastira

Çmimi 65 euro për person me mëngjes në hotel. Në çmim përfshihet hoteli me mëngjes. Dhomat do jenë me dy ose 3 krevate. Për dhomat teke çmimi është 85euro

REZERVIMET

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Programi

E shtunë 23 Nëntor

Nisja do behet të Shtunën 23 Nëntor në orën 7,30 të mëngjesit nga  zyrat e Top Lines në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Mbas një ndalese të vogel do mbërrijmë në Kalabaka rreth orës 13,00 ku do drejtohemi tek hoteli REX për akomodim.

Në orën 14,00 do nisemi drejt monastireve të Meteorës ku do qëndrojmë rreth 3 orë. Monastiri i parë që do vizitojmë është Monastiri i Madh i Meteorës.

Monastiri i Madh i Meteores është monastiri më i madh nga 6 monastiret që ndodhen në këtë zonë. Ndodhet në një lartësi prej 534 metrash dhe është ndërtuar në shekullin e 14të. Monastiri ndodhet në një shkëmb dhe për të hyrë kalohet nga një urë e vogel. Nga viti 1988 monastiri konsiderohet vepër e trashëgimishë kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Monastiri i dytë që do vizitojmë është Monastiri Varlam,  i është ndërtuar në shekullin e 16të. Nga viti 1988 monastiri konsiderohet vepër e trashëgimishë kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO.

Monastiri i Agias Triadhas është monastiri i tretë që do vizitojmë. Është një nga 6 monastiret e Meteorës i ndërtuar në shekullin e 15të dhe që gga viti 1988 monastiri konsiderohet vepër e trashëgimishë kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO. Për të hyrë në këtë monastir duhet të kalosh një rrugë me 145 shkallë.

Njëkohësisht do ndalojmë tek Platforma e vëzhgimit të Meteorës ku do kemi mundësi të shijojmë të gjithë zonën nga lart, monastiret, gurët e Meteorës të bëjmë fotografietj.

Mbas vizitës në Meteora, rreth orës 5 do zbresim për në Kalabaka. Nga ai moment programi do jetë i lirë, ku secili mundet të bëj çtë dëshiroj. Gjatë rrugës do ju sygjerojmë vënde për të shkuar për tpë vizituar në Kalabaka, ku do keni mundësi për kafe, ushqim etj.

E Dielë 24 Nëntor

Të Dielën mbasi të jemi zgjuar dhe të kemi ngrënë mëngjesin në Hotel, do nisemi nga Kalabaka rreth orës 9.30 ku do drejtohemi për tek Liqeni Plastira.  Liqeni Plastira ndodhet rreth 25kilometra nga qyteti i Kardhices dhe në një lartësi prej 800 metrash. Liqeni ka një sipërfaqe prej 25,000 hektarësh. Gjatësia e tij është rreth 12 kilometra dhe gjërësia 4 kilometra. Thellësia e liqenit arrin në 60 Metra.  Liqeni Plastira morri emrin nga gjenerali dhe politikani Grek Nikolaos Plastiras që ishte dhe ideatori i ndërtimit të këtij liqeni.

Stacioni i parë do bëhet tek Diga e Liqenit. Diga e liqenit ka gjatësi 220 metra dhe lartësi 93 metra. Ndërtimi i digës përfundoj në vitin 1962 duke krijuar liqenin Plastira. Tek Diga do qëndrojmë rreth 30 minuta

Mbas digës do i drejtohemi vëndit që quhet Plaz Pezoulas afër fshatit Kalivia, i cili ndodhet në qëndër të liqenit Plastira. Këtu do qëndrojmë rreth 3 orë ku do kemi mundësi të shijojmë pamje të mrekullueshme të Liqenit, të pijmë kafe në kafenë buzë liqenit si dhe do hajmë dreke ne një nga tavernat e zonës. Gjithashtu për të gjithë ata që dëshirojnë mund të bëjnë një xhirro rreth liqenit.

Nisja për në Athinë do bëhet rreth orës 17,00 ku me nje ndalesë të vogët do mbërrijmë në Athinë rreth orës 21,00

Hoteli REX

Hoteli Rex ku do qëndrojmë gjatë ekskursionit është hotel me 3 yje në qëndër të Kalampakës. Dhomat që kemi në dispozicion janë me 2 ose 3 krevate. Çdo dhomë është e pajisur me kondicioner, banjo personale, televizor, tharse flokësh si dhe wifi. Hoteli është një nga hotelet më të njohura të qytetit.

Në çmim përfshihen

  • Transporti 2 ditor me autobus modern dhe luksoz të firmës Top Lines. Autobusët janë të pajisur me sistem ngrohjeje dhe ajrimi.
  • Shoqërues i grupit
  • Akomodimi në hotel dhe mëngjesi

Nuk përfshihen hyrja në muze kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Politika e pagesës. Të gjithë personat që do bëjnë rezervim do duhet të bëjnë pagesën e biletës deri më datë 20/11.  Vëndet në autobus janë sipas numrit të karriges dhe do mbahet rradha sipas rezervimeve. Akomodimi në dhoma do bëhet sipas dëshirës suaj në dhoma me dy apo tre krevate. Maximumi i vëndeve të disponueshëm janë 50 veta.

Jeni të mirërpitur. Mos e humbisni

 

 

 

 

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post