Ekskursion Liqeni Dhoksa-Feneo-Liqeni Stimfalia-Manastiri Shen Gjergjit 27 Tetor 

Top Lines ju fton të gjithëve të Dielën më datë 27 Tetor në ekskursionin njëditor që organizon në Liqeni Dhoksa-Feneo-Liqeni Stimfalia-Manastiri Shen Gjergjit.

Do kalojmë një të Dielë ndryshe, larg streseve të përditëshme ku do kemi mundësinë të shijojmë pamje fantatike, të vizitojmë vënde të mrekullueshme, të kalojmë bukur me shoqërinë dhe miqtë tanë.

Bileta 15 euro për person
Bileta për fëmijët deri në moshën 12 vjeç 10 euro

REZERVIMET

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 6982890970 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

Programi

Nisja nga Athina në orën 8,00 nga terminali i nisejs se autobusëve që ndodhet në rrugën  Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë. Stacioni parë 15 minutësh në Isthmo

Liqeni Stumfalia-Muzeu i Natyrës

Stacioni i parë do bëhet tek Liqeni Stimfalia.  Liqeni Stimfalia sipas mitologjisë të lashtë Greke është vëndi ku Herkuli përballoj dhe shpartalloj “Zogjtë me pendë metali” (Stimfalides Ornithes-Στυμφαλίδες Όρνιθες). Liqeni Stimfalia është një nga rezervuaret më të mëdha të Peloponezit si dhe një nga vëndstrehimet e mbrojtuarë më të mëdha për zoqtë.

Tek lieqni Stimfalia do kemi mundesinë të vizitojmë Muzeun e Natyrës i cili ka si qëllim të tregoj varësinë e njeriut nga natyra si. Hyrja në muze kushton 3 euro.

 

Liqeni Doksa-Feneos-Monastiri Shën Gjergjit

Liqeni Doksa është një liqen artificial që ndodhet në fshatin Feneo të Korithit, në një lartësi prej 900 metrash. Liqeni ndodhet mes pyjesh dhe ofron një pejsazh fantastik. Në qëndër të liqenit ndodhet kisha e vogel e “Shen Fanurit”.

Mbas liqenit Dhoksa do vizitojmë Monastirin e Shen Gjergjit , i cili është një monastir i ndërtuar në shekullin e 14, në një lartësi prej 1100 metrash. Monastiri i Shen Gjergjit kishte një rrol të veçantë gjatë revolucionit Grek të vitit 1821, nga ku aty ishte komanda e “Filiki Eteria” si dhe një nga vëndet ku u bënë shumë mbledhje nga Theodhoro Kolokotroni

Dreke në Kastania 
Drekën do e hajmë në fshatin Kastania, një nga fshatrat më grafik të  Korinthit Malor. Mbas drekës do bëhet nisja për në Athinë ku pritet të arrijmë rreth orës 20,00

Në çmime përfshihen:

-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.

-Taxat e udhëtimit

-Shoqërues udhëtimi

Nuk përfshihen hyrja në muze kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Jeni të mirërpitur. Mos e humbisni

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest