Top Lines organizon të Dielën 13 Tetor ekskursion njëditor në qytetin e Nafplios si dhe ne kështjellën e Palamidhit
Ejani të kalojmë së bashku një të Dielë të mrekullueshme larg shtreseve të përditëshme në një ekskursion që do ju ngelet i paharruar.
Nisja nga Athina në orën 8.00 . Nisja nga Nafplio në orën 17.30 Mbërritja në Athinë në orën 20.00
Top Lines ofron për të gjithë klientët e saj, çmimet më të mira të tregut
Bileta 12 euro për person
Bileta për fëmijët deri në moshën 12 vjeç 8 euro
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 6982890970 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Programi
Nisja do bëhet në orën 8.00 nga zyrat e Top Lines në Athinë në adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki.
Mbas 45 minutash do bëjmë një ndalesë të shkurtër në Kanalin e Isthmos për kafe dhe fotografi.
Kështjella e Palamidhit
Mbërritja në Palamidhi rreth orës 10.00 Nijsa nga Palamidhi rreth orën 11.00
Palamidhi është kështjellë e cila është ndërtuar në vitin 1687 nga venedikët, mbas pushtimit të kodrës nga Otomanët gjatë luftës Venediko Otomane. Kondra ku ndodhet kështjella ndodhet në një lartësi prej 216 metra nga niveli i detit. Ngritja për në Palamidhi bëhet ose me rrugë automobilistike ose nga shkallët e kështjellës. Totalisht 999 shkallë.
Nafplio
Mbërritja në Nafplio rreth orës 12.30
Nafplio është një nga qytetet më të bukura të Greqisë. Ishte kryeqyteti i parë i Greqisë moderne nga viti 1828 deri në vitin 1833. Qyteti përbëhet nga rrugica te mrekullueshme, dyqane të bukura që do ju bëjnë të shijoni kafenë ose drekën tuaj.
Një nga vëndet që duhen vizituar është ishulli mikroskopik i Burxhit i cili ndodhet përballë portit të qytetit. I ndërtuar që në vitin 1473 ka shërbyer si fortifikatë për hyrjen në qytet dhe është përdorur në shumë luftra që janë kryer ndër shekuj.
Programi në Nafplio është i lirë. Nga Nafplio do nisemi përafërsisht rreth orës 17.30 Kthimi në Athinë parashikohet rreth orës 20.00
Në çmime përfshihen:
-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
-Taxat e udhëtimit
-Shoqërues udhëtimi
Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.
Ejani të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. Mos e humbisni