Greqia shtyn masat kufizuese për Shqiptarët deri me 24 Maj

Greqia shtyn masat kufizuese për Shqiptarët deri me 24 Maj. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren zyrtare Greqia Shtyn masat kufizuese për Shqiptarët deri më 24 Maj

  1. Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasoj nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare.  Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. E vetmja pikë kufitare që do punoj është e Kakavisë, e cila do punoj nga ora 07.00 deri më 19.00 dhe do lejohen të kalojnë deri në 400 veta
  2. Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin 
  3. Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke

Për sa i përket personaveve që do lejohen të hynë në Greqi (pika 3) do duhet të kenë me vete këto dokumenta

  1. Pasaportë Greke ose Pasaportë Shqiptare me leje qëndrimi
  2. PLF të plotësuar 24–72 orë përpara udhëtimit
  3.  Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete çertifikatë vaksinime nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave
  4. Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit.

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post