Top Lines ju ofron mundësinë të bleni biletë online, pa qënë e nevojshme të kaloni nga zyrat ose të telefononi. Personat që blejnë bileta online, 10 ditë para udhëtimit do përfitojnë ulje çmimi 10% në çdo biletë.
Proçedura është shumë e thjeshtë
Hapi 1 Selekto destinacionin Greqi Shqipëri apo Shqipëri Greqi, qytetin e nisjes dhe qytetin e mbërritjes, llojin e udhëtimit dhe datën e nisjes. Nëse është biletë vetëm vajtje, selekto datën e nisjes, nëse është biletë vajtje ardhje, selekto datën e kthimit. Pastaj shtypni Kërko
Hapi 2 Selekto oraret që dëshironi të niseni. Në tabelë ju shfaqet destinacioni i autobusit, ora e nisjes, data e nisjes, sa vënde janë të disponueshme në autobus, si dhe ofertë nëse data që keni selektuar disponon ulje çmimi 10%. Mbase të keni selektuar orarin klikoni Tjetra
Hapi 3. Selektoni sedijen që dëshironi të uleni. Me ngjyrë blu të arrët shfaqen vëndet që janë të lira, me gri vëndet e zëna dhe me ngjyrë jeshile vëndi që keni selektuar. Këtu mund të zgjidhni se sa persona udhëtojnë. Nëse selektoni përshëmbull 2 vënde do shfaqen 2 bileta. Mbasi të selektoni vëndet, klikoni Tjetra
Hapi 4 Hapi i katërt është më i rëndësishmi. Aty do vendosen të dhënat e personit që paguan si dhe të dhënat e udhëtarit. Nuk është e detyrueshme të dhënat e personit që paguan të jenë të njëjtat me personin që udhëton. Psh ju mund të paguani një biletë për një të afërm tuaj. E rëndësishme është se të dhënat e udhëtarit do duhet të jenë të sakta sepse janë të dhëna që kontrollohen nga autoritetet doganore.
Në pjesën e sipërme shfaqen destinacioni data dhe ora e nisjes
Të dhënat e personit që paguan janë :
- Emali ku do shkoj bileta elektronike.
- Telefoni i pasagjerit që udhëton. Vini re telefoni duhet të jetë ose numër shqiptar ose grek.
- Të dhënat e shtëpisë të personit që paguan.
Të dhënat e udhëtarit
- Emri sic e ka në pasaportë
- Mbiemri siç e ka në pasaportë
- Numri i pasaportës ose i kartës të identitetit greke
- Data e saktë e lindjes
Të dhënat e biletës.
Nëse pasagjeri është mbi 12 vjeç paguan biletë të plotë, dhe duhet të selektoj i rritur. Nëse është nën 12 vjeç, duhet të selektoj fëmijë. Kjo vërtetohet nga datlindja që keni shkruajtur tek te dhënat e udhëtarit.
Mbase të keni plotësuar këto të dhëna, klikoni Tjetra
Hapi i 5 Tek ky hap shfaqen të përmbledhura të gjitha të dhënat e biletës dhe të personit që paguan. Gjithashtu ju shfaqet stacioni ku do bëhet nisja e autobusit.
Për të kaluar në faqen e pagesës, do duhet të selektoni që keni lexuar dhe keni pranuar kushtet e përdorimit. Nëse klikoni tek kushtet e përdorimit do lidheni me faqen ku shkruhen të gjitha kushtet e përdorimit
Hapi 6 Faqja e bankës që do bëni pagesën. Mbase do selektoni paguaj tek hapi i mëparshëm, sistemi do ju transferoj automatikisht në faqen e sigurtë të Alpha Bank, nga ku do jepni të dhënat e kartës. Të dhënat janë të siguruara dhe nuk përdoren për as një lloj qëllimi pëveç pagesës së biletës, as nuk ruhen, dhe as nuk mund të përdoren sërisht.
Sapo të bëni pagesën automatikisht do ju vij në emailin tuaj, vërtetimi i bankës si dhe bileta juaj. Biletën nëse keni dëshirë e printoni, nëse keni dëshirë ditën e udhëtimit vini e kërkoni tek agjensia jonë, ose e tregoni direkt nga celulari tek autobusi ditën e udhëtimit. Mos harroni që duhet të jeni në stacion 30 minuta përpara orarit zyrtarë të nisjes.
Mbyllni biletë online për udhëtime Greqi Shqipëri duke klikuar këtu BILETA ONLINE GREQI SHQIPËRI