Firma Top-lines kërkon vajza ose djem për postin e resepsionit në zyrën e Athinës që ndodhet në Metaksurgjio, Psaron 4 Platia Karaiskaki
Kushtet që duhet të plotësoj kandidati
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme (minimalisht)
- Të ketë njohuri të shkelqyera të gjuhës greke dhe shqipe
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
- Njohja e gjuhës angleze do konsiderohet si extra kualifikim
- Kandidati duhet të jetë e pajisur me leje qëndrimi me të drejtë punësimi
Detyrat që do ketë punonjësi
Menaxhimi i klientëve për shërbimin e udhëtarëve , menaxhimi i shërbimit të porosive, shërbimi telefonik i klientëve.
Ofrohet
Vëndi i punës është full time. Kandidati nuk është e nevojshme të ketë experiencë në zyra turistike. Trajnimi do bëhet nga firma jonë. Kandidati që do përzgjidhet do trajnohet në sistemet digitale të menaxhimit të klientëve, sistemeve të menaxhimit të porosive.
Kohëzgjatja
Kandidatët që dëshirojnë të nisin CV për këtë post mund ta bëjnë deri më datë 30 Tetor. CV që do niset mbas kësaj date nuk do merren parasysh.
Dërgoni CV tek email [email protected]