Greqia bëri të ditur se kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët dhe vizitorët Shqiptar
Sipas vendimit të qeverisë Greke në Greqi në pikat kufitare të Kakavisë do lejohen të kalojnë këto qytetarë
- Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)
- Të gjithë minoritarët me pasaportë ose me kartën e minoritarit
- Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
- Punëtorët e specializuar që disponojnë vizë pune ku përfshihen dhe punëtorët sezonal
- Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj që diponojnë vizë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi
- Studentë që studjojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi ose visë studentore
- Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke
- Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu që është e vlefshme duhet të merrni një vërtetim nga ambasada Greke në Athinë. Për proçedurën lexoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/ku-duhet-te-nisni-email-per-te-kaluar-ne-greqi-me-vertetim-blu-ble-veveosi/ Gjithashtu duhet te keni me vete dhe E1 ose E9 qe vertetojne adresen e shtepisë në Greqi
- Rikujtojmë se sipas urdhërit të ministrisë së emigracionit, lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose do të skadojë:
a. – Nga 1 janari 2020 deri më 31 korrik 2020 shtyhen automatikisht deri më 31 mars 2021.
b– Nga 1 gusht 2020 dhe deri më 31 mars 2021 shtyhet automatikisht me 8-të muaj vlefshmëria e tyre. c - – Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021
- Personat që hyjnë në kategorinë e lartpërmendur (a,b,c) duhet të ndjekin këtë proçedurë https://www.top-lines.gr/sq/si-do-nxirrni-vertetim-per-lejet-e-skaduara-gjate-2020-2021/
- Qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë për arsye shëndetësore duhet të jenë të pajisur me leje të posaçme nga Ambasada Greke në Tiranë
- Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.
Në Greqi nuk lejohen të kalojnë
- Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
- Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
- Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
- Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen
Çdo qytetarë që hyn në Greqi nga Shqipëria nga pika kufitare e Kakavisë është i detyruar të hyj në vetizolim (karantine) 14 ditore në shtëpinë e tij. Për masat që janë në fuqi lexoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/rregullat-e-reja-per-te-udhetuar-per-ne-greqi/
Për më shumë informacione telefononi tek zyrat tona në numrat
- Zyra Athinë 2105203350-2105203351
- Zyra Pire 2104636742
- Zyra Korinth 2741021023
- Zyra Patra 6907115555 6945994999
- Për agjensitë në Shqipëri klikoni këtu https://bit.ly/2ACJMJj