Greqia bëri të ditur se deri më datë 15 Gusht, kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët dhe vizitorët Shqiptar duke u bazuar në listën e Bashkimit Europian, ku qytetarëve Shqiptarë nuk ju dhe mundësia të udhëtonin në zonën Shengen.
Sipas vendimit të qeverisë Greke me numër Αριθμ. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48937 si dhe Δ1α/ΓΠ.οικ. 46164/20.7.2020 në Greqi në pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës do lejohen të kalojnë këto qytetarë
- Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)
- Të gjithë minoritarët me pasaportë ose me kartën e minoritarit
- Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
- Punëtorët Sezonal me leje të posaçme
- Punëtorët e specializuar që disponojnë visë pune
- Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj që diponojnë visë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi
- Studentë që studjojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi ose visë studentore
- Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)
- Pjestarët e familjes të një nënshtetasi grek ose europian (që vërtetohet me dokumentin e posaçëm-leje qëndrimi për bashkort europian, ose pjestar famijleje europiane)
- Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu, duhen të jenë të pajisur me një vërtetim të vëndqëndrimit të tyre në Greqi, (kontrata e shtëpisë ose vërtetime E1) sepse është vënë re që policia greke i kërkon dhe në disa raste nuk ka lejuar të kalojnë qytetarë me vërtetim blu.
- Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.
Në Greqi nuk lejohen të kalojnë
- Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
- Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
- Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
- Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen
Gjithashtu për të gjithë qytetarët që lejohen të hyjnë në Greqi, është e detyrueshme të kenë plotësuar 24-48 orë përpara udhëtimit të tyre Protokollin e Mbërritjes në Greqi. Protokollin mund ta gjeni këtu
Për më shumë informacione telefononi tek zyrat tona në numrat
- Zyra Athinë 2105203350-2105203351
- Zyra Pire 2104636742
- Zyra Korinth 2741021023
- Zyra Patra 6907115555 6945994999
- Për agjensitë në Shqipëri klikoni këtu https://bit.ly/2ACJMJj