Nga data 5 Gusht mbyllet Kakavija nga ora 23.00 deri në 7.00  Nga data 16 Gusht rikthehet karantina 7 ditore me Shqipërinë

Qeveria greke ka vendosur që prej ditës së mërkurë (5 gusht) e në vazhdim, dogana e Kakavijës do të mbyll kufijtë për të gjithë kalimtarët, çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 23:00 dhe deri në orën 7 të mëngjesit të ditës së nesërme. Kjo është e vlefshme për të gjithë qytetarët qoftë grek ose me leje qëndrimi dhe me çdo mjet që hyjnë në Greqi, si me autbus, mini van apo makinë personale.

Për këtë arsye udhetimet e Top Lines nga Athina drejt Shqipërisë do kryhen në orën 8.00 të mëngjesit dhe 15.00 të mesditës kurse nga Tirana në Greqi në orën 5.00 të mëngjesit dhe 15.00 të mesditës Lexoni më shumë këtu  https://www.top-lines.gr/sq/autobus-greqi-shqiperi-cdo-dite-ne-oren-8-00-dhe-19-00/

Mos harroni se pasagjerët që hyjnë në Greqi duhet të jenë të pajisur me formularin PLF https://www.top-lines.gr/sq/plf-protokolli-i-arritjes-ne-greqi-kush-duhet-ta-plotesoj-si-ta-plotesoni-cfar-duhet-te-beni-kujdes/

Gjithashtu siç u bë e ditur nga qeveria Greke duke filluar nga ora 00.01 e datës 16 gusht, dhe në vazhdim, kushdo që kthehet nga Shqipëria do të karantinohet për 7 ditë ne shtepinë e vet , ose vendbanimin që kanë deklaruar tek PLF. Ky vendim është i vlefshëm për çdo qytetar që hyn në Greqi nga Shqipëria, qoftë është qytetar grek apo me leje qëndrimi në Greqi, si dhe pavarsisht mjetit që udhëton apo pikës kufitare që do futet.

Këtu do gjeni se kush udhëtarë lejohet të kalojnë në Greqi https://www.top-lines.gr/sq/kush-lejohet-te-kaloj-ne-greqi-nga-data-1-gusht-deri-ne-15-gusht/

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest