(PLF) Protokolli i Arritjes në Greqi. Kush duhet ta plotësoj Si ta plotësoni Çfar duhet të bëni kujdes

Cdo udhëtar që do hyj në Republikën e Greqisë, pavarsisht nënshtetësisë duhet të plotësojnë detyrimisht  PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI, (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF)  ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare.

Kush duhte ta plotësoj

PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI, (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF)  është e  detyruar ta plotësoj çdo person që hyjnë në Territorin Grek. Akoma dhe nënshtetasit me pasaportë Greke.

 Si ta plotësoni  formularin dhe çfar duhet të bëni kujdes 

Formulari Passenger Locator Form (PLF) – plotësohet në mënyrë elektronike dhe e gjeni në adresën e internetit :

https://travel.gov.gr/#/

  • Protokolli plotësohet  48-72 ORË PËRPARA UDHËTIMIT 
  • Në platformë plotësohen
    • Mënyra e udhëtimit (autobus, makine, tren, avjon etj)
    • Emri i firmës që udhëtoni, numri i sediljes etj
    • Pika doganore e hyrjes
    • Të dhënat personale të udhëtarit (emër mbiemër, pasaporta etj)
    • Vëndi ku do qëndroj në Greqi
    • Kontakti i sigurisë  (një person ku do qëndroj , adresa dhe telefoni i personit)
    • Lloji i dokumentin anti covid qe do paraqesë në kufi (cerftifikate vaksine, ose test pcr, ose certifikate qe ka kaluar covid deri ne 180 dit)
  • Mbasi të plotësohen kjo platformë, do ju vij një email që u regjistruat me sukses,  dhe në orën 12 të natës së ditës që udhëtoni do ju vij nje konfirmim me kod QR Ky kod quhet PLF  Këtë konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete në pikën kufitare ku do ja dorëzoni policisë bashke me pasaportën.
  • Pa fletën e konfirmimit nuk do lejohet asnjeri të kaloj në territorin grek
  • PLF duhet të plotësohet për çdo lloj mënyre që udhëtoni, qoftë me makinën tuaj personale, qoftë me tren, qoftë me autobus qoftë me avjon

Të gjithë personat që udhëtojnë me Top Lines mund ti drejtohen agjensive tona në Shqipëri por edhe në Greqi për tu plotësuar formularin. Ky shërbim do ofrohet falas për të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë me Top Lines. Pasagjerët janë të lutur të kenë me vete të gjithë të dhënat e sakta të tyre të cilat janë

  • Pasaporta
  • Ditën e udhëtimit
  • Adresa ku do qëndrojnë në Greqi
  • Adrssa ku ka qëndruar në Shqipëri
  • Të dhënat e një kontakti në Greqi (emër mbiemër, adresë, numër telefoni, email nëse ekziston

Përgjegjës për të dhënat që do jepen janë pasagjerët.

Për numrat e agjensive klikoni këtu

https://top-lines.al/agjensite-tona-top-lines/

 

 

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest