Protokolli i daljes nga Greqia Si do e plotësoni Kush duhet ta plotësoj Çfar duhet të keni kujdes

Duke filluar nga data 10 Nëntor udhëtarët , që do largohet nga  Republika e Greqisë,  pavarsisht nënshtetësisë apo mjetit duhet të plotësojnë detyrimisht 24 orë përpara udhëtimit PROTOKOLLIN E LARGIMIT NGA GREQIA, (Passenger Locator Form PLF)  ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare.

Kush duhte ta plotësoj

PROTOKOLLIN E LARGIMIT NGA GREQIA, (Passenger Locator Form PLF)  është e  detyruar ta plotësoj çdo person që DEL NGA TERRITORI GREK. Akoma dhe nënshtetasit me pasaportë Greke.

  • Protokolli plotësohet RREPTËSISHT  24-48 ORË PËRPARA UDHËTIMI

Vini re. Për personat që udhëtojnë VETËM me pasaportë shqiptare (90 ditorët ose turistët ) kufiri është i mbyllur pra nuk do lejohen të kalojnë në kufi, pavarsisht se plotësojnë këtë formë. Ky formular do plotësohet vetëm për nënshtetasit grek, ose personat me leje qëndrimi .

 Si ta plotësoni  formularin dhe çfar duhet të bëni kujdes 

Formulari Passenger Locator Form (PLF) – plotësohet në mënyrë elektronike dhe e gjeni në adresën e internetit :

https://travel.gov.gr/#/

Për personan që nuk janë regjistruar, duhet të regjistrohen. Mbasi të bëjnë regjistrimin duhet të ndjekin një nga një hapat. Hapi i tretl është vendimtari. Aty do zgjidhni nëse hyni apo dilni nga Greqia.

Për personat që hyjnë në Greqi do duhet të selectoni : I am coming in Greece

Për Personat që largohen nga Greqia duhet të selectoni : I am Leaving Greece. 

Mbasi të bëhet ky selectim vazhdojmë me sektorë të tjerë

  • Në platformë plotësohen
    • Mënyra e udhëtimit (autobus, makine, tren, avjon etj)
    • Emri i firmës që udhëtoni, numri i sediljes etj
    • Pika doganore e hyrjes (Me ane toksore nga Shqipëria lejohet vetëm Kakavia dhe Kapshtica)
    • Të dhënat personale të udhëtarit (emër mbiemër, pasaporta etj)
    • Vëndi ku do qëndroj në Greqi
    • Kontakti i sigurisë  (një person ku do qëndroj , adresa dhe telefoni i personit)
  • Mbasi të plotësohen kjo platformë, do ju vij një email që u regjistruat me sukses, dhe mbas disa orësh do ju vij nje konfirmim me kod. Ky kod quhet PLF  Këtë konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete në pikën kufitare ku do ja dorëzoni policisë bashke me pasaportën.
  • Pa fletën e konfirmimit nuk do lejohet asnjeri të dale nga territori grek
  • PLF duhet të plotësohet për çdo lloj mënyre që udhëtoni, qoftë me makinën tuaj personale, qoftë me tren, qoftë me autobus qoftë me avjon

Të gjithë personat që udhëtojnë me Top Lines mund ti drejtohen agjensive tona në Shqipëri por edhe në Greqi për tu plotësuar formularin. Ky shërbim do ofrohet falas për të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë me Top Lines. Pasagjerët janë të lutur të kenë me vete të gjithë të dhënat e sakta të tyre të cilat janë

  • Pasaporta
  • Ditën e udhëtimit
  • Adresa ku do qëndrojnë në Greqi
  • Adrssa ku ka qëndruar në Shqipëri
  • Të dhënat e një kontakti në Greqi (emër mbiemër, adresë, numër telefoni, email nëse ekziston

Përgjegjës për të dhënat që do jepen janë pasagjerët.

 

 

 

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest