Rregullat e reja për të udhëtuar në Greqi dhe në Shqipëri.
Kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë është i hapur. Udhëtimet me autobus kryhen normalisht me linja direkte pa ndërrim autobusi në Kakavi.
Të gjithë udhëtarët që hyjnë nga Shqipëria për në Greqi, pavarsisht mjetit të udhëtimit (makine, autobus, avjon, anije) apo pike kufitare hyrje, apo nënshtetësie duhet të jenë të kenë me vete:
- Të kenë plotësuar folmularin PLF
- Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete çertifikatë vaksinime nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave. Greqia i njeh të gjitha llojet e vaksinës.
- Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit ose RAPID TEST të bërë deri në 48 orë përpara udhëtimit. KUJDES RAPID TEST duhet te jete bere vetëm nga spitale shtetërore shqiptare. Rapid test të bëra nga spitale ose klinika private nuk njihen nga autoritetet greke. Përgjigjet e testeve duhen të jenë në anglisht, dhe të pëmrbajnë dhe të dhënat e personit siç shkruhet në pasaportë.
- Ose nje vertetimi se personi e ka kaluar semundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR ose rapid test te 180 ditë me pare (parashikohet perzgjedhja gjate plotesimit te PLF). Ky vërtetim lëshohet nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë
- Mosha e fëmijëve që ju duhet test qoftë rapid qoftë pcr është 12 vjec e sipër.
- Greqia nuk ka karantinë
Të gjithë udhëtarët që hyjnë nga GREQIA NË SHQIPËRI pavarsisht mjetit të udhëtimit (makine, autobus, avjon, anije) apo pike kufitare hyrje, apo nënshtetësie duhet të jenë të kenë me vete:
- Pasaportë (çertifikatë) vaksinimi jo më të vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi
- Në rast se nuk kanë vaksinë Test PCR të kryer deri në 72 orë përpara hyrjes
- Ose Test antigen i shpejtë(RAPID TEST) të kryer brenda 48 orëve para hyrjes. Të gjithë personat që dëshirojnë, mund të bëjnë rapid test mbrënda agjensisë së Top Lines në Athinë, çdo ditë 07.00-09.00 dhe 17.00-20.00. Testet behen nga ekipe mjeksore te çertifikuar, dhe përgjigjet njihen nga të gjitha shtetet.
- Dokument që vërteton se keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit
- Këto rregulla do të aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri
- Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto rregulla.
- Për kategoritë e lartpërmendura nuk ka karantinë
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit.
Personat e pavaksinuar duke filluar nga data 13 Shtator, për të udhëtuar në Greqi me çdo lloj mjeti të transportit publik (autobus, avjon, anije) do duhet të kenë me vete ose test RT-PCR, ose Rapid Test. Fëmijët 5 deri në 12 vjeç duhet të kenë kryer self test. Rezultati negativ i testeve do duhet të paraqitet tek resepsioni me vërtetim nga open.gov dhe origjinaliteti i tij do vërtetohet me covid free app.