Rregullat e reja të udhëtimit në Greqi për udhëtarët e PA VAKSINUAR
Të nderuar pasagjer dhe udhëtarë të Top Lines, dëshirojmë tju informojmë se
Duke filluar nga dita e Hënë 13 Shtator të gjithë udhëtarët e pavaksinuar të moshës mbi 12 vjeç, do duhen të paraqesin tek sportelet në agjensitë në Greqi
- Ose Test PCR i bërë deri më 72 orë përpara udhëtimit. Përgjigja negative duhet të jepet në format digital (me QR CODE) nga laboratori ose të zbritet nga opengov.gr
- Ose Rapid Test i bërë deri më 48 orë para udhëtimit.Përgjigja negative duhet të jepet në format digital (me QR CODE) nga laboratori ose të zbritet nga opengov.gr
- Fëmijët 4-11 vjeç do duhen të kenë bërë self test. SHËNIM, ngaqë autoritetet shqiptare duan rapit test për fëmijët mbi 6 vjeç , këshillojmë të kryhet direkt rapid test.
Nga këto urdhëra përjashtohen qytetarët e vaksinuar të cilët do paqaresin çertifikatë vaksinimi me të dy dozat, ose që do paraqesin vërtetim digital që vërteton se personi e ka kaluar semundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR te 180 ditë me pare.
Udhëtarët do jenë të detyruar të paraqesin tek resepsioni vërtetimin digital (me QR CODE) me përgjigjen negative, e cila ose jepet direkt nga laboratori, ose do e zbresi nga gov.gr
Udhëtarët që nuk disponojnë një nga dokumentat e lartëpërmendur, nuk do jetë e mundur të udhëtojnë me asnje mjet, qoftë autobus, avjon, tren ose anije.
Mos zbatimi i ketyre rregullave do konsiderohet si shkelje e ligjit për shëndetin publik dhe do merren masa administrative (gjobitje) nga ana e autoriteteve ligjzbatuese.
Gjithashtu ju informojmë se Top Lines ofron mundësinë të bëni RAPID TEST brënda ambjenteve të saj në Athinë dhe Pire. Testet kryhen nga laborator të çertifikuar, dhe përgjigjja del në gjuhën Greke dhe Angleze dhe është e digitalizuar. Testet bëhen çdo ditë nga ora 07.00 deri më 9.00 dhe nga ora 17.00 deri më 20.00. Kosto i testit është 20euro.