Sa zgjat udhëtimi Athinë Tirane?
Sa zgjat udhetimi Athine Tirane? Është një nga pyetjet më të shumta që na vijnë nga pasagjeret tanë. Për tju përgjigjur kësaj pyetje duhet të dimë mjetin e udhëtimit.
Për të udhëtuar nga Tirana në Athinë dhe anasjelltash ka 3 mënyra
1.Udhëtim me autobus
Mënyra e parë më e shpeshtë dhe më e lirë për të udhëtuar nga
Tirana në Athinë dhe anasjelltash është me autobus. Çmimet e biletave janë 30 euro vajte 50 euro vajte ardhje. Distanca është 730 Kilometra Ekzistojnë me dhjetra linja që kryejnë çdo ditë këtë rrugë.
Firma jonë, Top Lines çdo ditë ka 6 udhëtime për destinacionin Tiranë Athinë Tiranë. 3 Orare nisen nga Athina dhe 3 orare nga Tirana. Çdo ditë 364 ditë në vit. Vetëm me datë 1 Janar nuk kyhen udhëtime.
Nga Athina çdo ditë autobuset për Tiranë nisen në orën 8.30 të mëngjesit në orën 18,00 mbasdite dhe 19.30 e darkës.
Nga Tirana çdo ditë autobuset për Athinë nisen në orën 4.00 të mëngjesit, 15.00 në drekë dhe 17.00 mbasdite.
Zakonisht gjatë periudhës së Pashkëve, Krishtlindjeve dhe sezonit të verës shtohen dhe linja të tjera për destinacionin Athinë Tiranë Athinë
Udhëtimi nga Athina për në Tiranë zgjat përafërsisht nga 10-12 orë duke përfshirë dy ndalesa për çdodhje dhe ushqim si dhe ndalesën e detyrueshme në pikën kufitare të Kakavisë.
Udhëtimi nga Tirana në Athinë zgjat përafërsisht nga 12-14 orë duke përfshirë dy ndalesa për çdodhje dhe ushqim si dhe ndalesën e detyrueshme në pikën kufitare të Kakavisë
Udhëtimi nga Tirana drejt Athinës shkon më shumë për shkak të kontrolleve më të imta që bëhet për të hyrë në territorin grek, ku zakonisht kontrollohen me imtësi të gjitha bagazhet, autobusët kalojn nga skanimi etj
Për të lexuar të gjitha detajet e orareve dhe çmimet, si dhe të bëni online rezervime me firmën tonë kikoni këtu Athinë Tiranë
Për destinacionin Tiranë Athinë klikoni këtu Bileta Tiranë Athinë
2. Me makinë
Mënyra e dytë është me makinën personale të çdokujt. Kohëzgjatja është nga 8-10 orë, dhe kjo varet nga ndalesat që do bëj secili.
Edhe pse me makinën personale është mënyrë më e rehatëshme, këtë rehatësi do e paguash goxha shtrenjtë dhe udhëtimi do kushtoj tek 200 euro vajtje ardhje. Çmimi i lartë i karburanteve si dhe 8 pikat e diodave si dhe 13 euro që paguan dikush për të kaluar në Urën e Patrës, e bëjnë udhëtimin me makinë personale goxha të shtrenjtë. Kjo është arsye që kjo taktikë preferohet më shumë gjatë pushimeve familjare 4-5 veta, ku kosto i udhëtimit është njësoj si të udhëtosh me makinë ashtu dhe me autobus.
3. Me Avion
Me avion është mënyra më e shpejtë por dhe më e shtrenjtë. Kohëzgjatja është 1 orë e 30 minuta fluturim, dhe duke llogaritur dhe se duhet të jesh 2 orë përpara në aeroport, si dhe rreth 30 minuta që kalon në aeroportin e mbërritjes, gjithë udhëtimi shkon tek 4 orë maximumi.
Kosto i biletës është shumë e lartë për shkak se linjën Athinë Tiranë Athinë e bën vetëm një firmë, si dhe për shkak të taxave të larta aeroportuale që ka aeroporti i Tiranës.
Lexoni disa mënyra se si mund të gjeni bileta të lira si dhe 5 fakte për biletat e avionit
Pra Sa zgjat udhetimi Tirane Athine?
- Me autobus 12-14 orë
- Me makinë 8-10 orë
- Me avion 1 orë e 30minuta