Si do nxirrni vërtetim për lejet e skaduara gjatë 2020/2021

Ministria e Emigracionit e Greqisë hapi platformë elektronike nga të cilët qytetarët që ju ka skaduar leja e qëndrimit, mund të nxjerrin një vërtetim i cili është i vlëfshëm për të udhëtuar nga Greqia në Shqipëri si dhe nga Shqipëria në Greqi, si dhe vlen për të kryer të gjitha procedurat në çdo institucion të shtetit grek, si IKA, OAED etj.

PRA CILI PERSON i ka skaduar leja e qëndrimit për të udhëtuar duhet të nxjerr  vërtetim online. 

Sipas vendimit të qeverisë greke që u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Emigracionit, shtyhet vlefshmëria e lejeve të qëndrimit dhe të vërtetimeve blu deri më datë 31 Dhjetor 2021

Ky vendim është i vlefshëm për kategoritë e mëposhtëme

  1. Për leje qëndrimi të cilat kanë skanduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021
  2. Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyer për 8 muaj nga data e skadimit
  3. Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021

Portali që do hyni për të nxjerrë këtë vërtetim

ΜΕΤΑΝΑΣΤΕΥΣΗ (immigration.gov.gr)

Kushti kryesor për të nxjerrë këtë vërtetim është regjistrimi i shtetasit të vendit të tretë në shërbimet elektronike të Ministrisë, si dhe mos të kenë kaluar 12 muaj nga skadimi i lejes së qëndrimit.

Çdo person që i ka skaduar leja e qëndrimit si më lart, ose do i skadoj deri më 31 Mars,kudo që i kërkohet, bashke me lejen e qëndrimit do duhet të paraqesë dhe këtë vërtetim.

Udhëzimet me hapat se  si nxirret kjo leje do i gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë Ηλεκτρονικά η διαδικασία έκδοσης βεβαίωσης παράτασης ισχύος αδειών διαμονής για Πολίτες Τρίτων Χωρών | Υπουργείο Μετανάστευσης και Ασύλου (migration.gov.gr)

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post