Sqarim në lidhje me numrat e telefonave të firmës Top Lines

Të nderuar udhëtarë dhe klient të Top Lines Firma jonë, në kuadër të rritjes së cilësisë të shërbimit si dhe modernizimit të shërbimit të klienteve ka vendosur qëndër telefonike, me qëllim menaxhimin më të mirë të thirrjeve telefonike.

Stafi jonë bën çështë e mundur ti përgjigjet të gjitha thirrjeve në telefon. Përafërsisht menaxhojmë 800 telefonata në ditë . Çdo telefonatë mesatarisht zgjat nga 1 deri në 3 minuta. Numri i madh i telefonatave si dhe kohëzgjatja e tyre ka krijuar mbingarkim të linjës që kanë si pasojë vonesa në shërbimin e klienteve nga telefoni.

Për këtë arsye ju sygjerojmë

  • Në rast se jeni në thirrje me prioritet prisni deri sa një nga punonjësit e resepsionit ti përgjigjet thirrjes suaj. Mos e mbyllni dhe merrni prap në telefon në të njëjtin moment.
  • Mundohuni të telefononi për arsye të rëndësishme siç janë rezervime etj. Informacionet të përgjithëshme, për oraret çmimin , destinacionet , politikën e rezervimeve etj keni mundësi ti lexoni dhe në websitit tonë www.top-lines.gr
  • Mundohuni të përdorni sa më shumë blerjen e biletës online. Për më shumë klikoni këtu  https://www.top-lines.gr/sq/bileta-online-greqi-shqiperi/
  • Për të parë nëse ka mbërritur një porosi apo ka arritur porosia që keni nisur, kontrolloni online se ku ndodhet porosia juaj Kontrolloni këtu https://www.top-lines.gr/sq/kerko-porosine/
  • Kur dëshironi të bëni rezervime biletash afatgjatë, dy tre jave përpara, mundohuni të kaloni nga zyra jonë, që të bëni rezervimin dhe blerjen e biletës. Zyra jonë në Athinë është e hapur çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 21.00, si dhe zyra në Pire nga ora 5.30 deri në orën 21.00
  • Kur telefononi për rezervime, informacione etj mundohuni të shmangni oraret 18.00 me 19,30 që janë oraret që niset autobusët e mbasdites. Çdo mbasdite nisen 4-5 orare dhe mbinkarkon fluksin e punës së punonjëve të resepsionit.

Të nderuar pasagjer dhe klient të Top Lines.

Firma jonë i kushton rendësi të veçantë shërbimit të klientit dhe vazhdimisht mundohemi të përmirësojmë shërbimin tonë. Periudha e verës, dhe sidomos periudha Korrik Gusht është nga më të mbingarkuarat. Mundohemi të bëjmë çështë e mundur për shërbimin tuaj sa më të mirë, të jemi korrekt përpara jush, tju krijojmë mundësitë për një udhëtim të mbarë të qetë dhe të sigurtë. Kërkojmë ndjesë në rast se janë krijuar keqkuptime dhe vonesa. Jemi në përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar shërbimin ndaj pasagjerëve.

  • Telefoni zyrës qëndrore në Athinë 210 5203350 2105203351 6980001145
  • Telefoni i zyrës Dhilijani Athinë (ish Papadhaki) 2105202551-2105202552-6932764562
  • Telefoni i zyrës Pirea 2104636742 6982890970
  • Telefoni i zyrës Korinth  2741021023 6982100068
  • Telefoni i zyrës Patra 6907115555
  • Telefoni i agjentit Elefsina (Praktiker) 6906567449
  • Telefoni i zyrës qëndrore Kallamatë 2721087723 / 6983908602
  • Telefoni i zyrës Qiparisia 6942080329
  • Telefoni i zyrës Pirgo 6981142439

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest