Testi PCR për të hyrë në Greqi Ku mund ta bëni dhe çfar të dhënash duhet të ketë

Të gjithë qytetarët që do udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi duhet të jenë të pajisur  me test negativ me metodën PCR i cili duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara udhëtimit. 

Test janë të detyruar të paraqesin të gjithë udhëtarët pavarsisht mjetit që udhëtojnë (makinë, autobus, avjon) apo nënshtetësisë (dhe shtetasit grek dhe emigratët duhet të bëjnë test). Të vetmit që nuk janë të detyruar të paraqesin test janë fëmijët nën 10 vjeç.

Sipas vendimit të qeverisë greke Δ1α/Γ.Π.οικ.50676/10.8.2020 për testin duhet të ndiqen këto rregulla

  1. Testi të jetë i formës PCR.  Testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.
  2. Testi duhet të jetë bërë 72 orë përpara udhëtimit
  3. Testi duhet të jetë bërë në laborator shtetëror ose privat i cili duhet të jetë i certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë (kërkoni bashkangjitur me testin një vërtetim çertifikimi)
  4. Testi duhet të jetë në gjuhën angleze
  5. Testi përveç përgjigjes negative duhet të ketë dhe këto të dhëna
    • Emër mbiemër të personit
    • Numrin e pasaportës ose kartës së identitetit

Testin mund ta bënë ku të dëshironi juve, por bëni kujdes që laboratori të jetë i çertifikuar

Komunikoni me agjensitë tona dhe do ju orjentojnë se ku mund të bëni testin

Tiranë +35542233050 +355692061989
Durrës +35552223122 +355 694051215
Elbasan +355699768502 +355 699660240
Fier +355696725448 +35534210316
Berat +355696099333 +355698778111
Kuçovë +35531124646 +355696095701
Lushnje+355694051225 +355697760213
Shkodër +355 672323227 +355 697426744

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest