Top Channel: Greqia mund të hapë kufijtë me Shqipërinë pas 15 majit, deri në 1 qershor

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe tha në “Wake Up” se Greqia mund të hapë kufijtë me Shqipërinë pas 15 majit, deri në 1 qershor.

“Me Shqipërinë kemi shifra shumë të larta të infektimit, nuk bëhet fjalë që të kemi një hapje të shpejtë nëse nuk vaksinohet më përpara 30% e popullsisë dhe pjesa tjetër të ajo që i themi imuniteti i tufës.

Këto shifra i llogarisim që Shqipëria mund t’i kapë rreth mesit të majit dhe fundit të tij. Kështu që, koha më e përshtatshme që autoritetet greke thonë se mund t’i hapin me Shqipërinë është pas 15 majit dhe deri në 1 qershor. Besoj se kalkulimet aty na nxjerrin.

Rikujtojmë këtu se në Greqi lejohen të kalojnë

  • Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)
  • Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke
  • Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
  • Punëtorët e specializuar që disponojnë vizë pune ku përfshihen dhe punëtorët sezonal (për këta të fundit nuk ka filluar akoma proçedura masive)
  • Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj  që diponojnë vizë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi

 Nuk lejohen të kalojnë në Greqi nga asnjë pikë kufitare

  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista  dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
  • Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
  • Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen

Burimi https://top-channel.tv/2021/04/16/gazetari-zbulon-kur-pritet-ti-hape-greqia-kufijte-per-shqiptaret

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest