Top Lines dhe Papadhaki bashkojnë fuqitë

Top Lines dhe Papadhaki bashkojnë fuqitë. Dy kompanitë më të mëdha të transportit të udhëtarëve Greqi Shqipëri Top Lines dhe Papadhaki bros Albania, bashkojnë fuqitë dhe krijojnë rrjetin më të madh të shërbimit ndërkombëtarë të udhëtarëve.

Bashkimi i dy kompanive do ofrojë tek udhëtarët shërbim cilësor, mjete moderne, dhe do mbuloj më shumë destinacione si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi.

Duke filluar nga data 4 Tetor oraret dhe agjensitë e të dy kompanive unifikohen dhe do vihen në shërbim të udhëtarëve të të dyve kompanive. Linja Athinë Tiranë Berat Shkodër Fier Vlorë Elbasan Lushnje Durrës do mbulohet nga autobusët e Top Lines ndërsa linja Kallamata Tiranë Berat Shkodër Fier Vlorë Elbasan Lushnje Durrës nga autobusët e Papadhaki bros Albania.

Udhëtarët do kenë mundësi të shijonë udhëtime të rehatëshme komode dhe të sigurta. Me autobusë modern të teknollogjisë EURO 5 . Gjithashtu do ju ofrohet shërbim modern i biletimit, ku do përfshihet mundësia e blerjes online të biletës, mbyllja e biletës me vënd kthimi direkt, online sistem kërkimi të porosive që dërgoni si dhe lajmërim me sms për nisjen dhe mbërritjen e porosive.

Ju falenderojmë të gjithëve pë besimin që na keni dhënë gjithë këto vite.

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest