Top-Lines.gr Linja Internacionale e autobusëve Greqi Shqipëri

Top-Lines.gr Linja internacionale e autobusëve Greqi Shqipëri

Top-Lines.gr Linja internacionale e autobusëve Greqi Shqipëri. Çdo ditë kryejmë udhëtime nga Athina për në Tiranë, Shkodër, Fier, Lushnje, Durrës, Berat, Kucovë, Tepelenë, Gjirokastër.

Top-Lines është e çertifikuar me ISO 9001:2008 dhe ISO 39001:2012. Udhëtoni me ne me komoditet dhe siguri

Firma Top Lines u krijua në vitin 2010 dhe aktivizohet në linjën internacionale Greqi Shqipëri, me qëllim të ofroj cilësi të lartë në transportin internacional. Synimi jonë është të ofrojmë një udhëtim komod dhe të sigurtë për udhëtarët tanë.

 

Zzra qëndrore e firmës sonë ndodhet në Athinë në rrugën Psaron 4 në Platia Karaiskaqi në Metaksurgjio. Për shërbimin më të mirë të udhëtarëve tonë kemi hapur zyra në Pire dhe në Isthmo (Korinth)

Çdo ditë kryejmë 4 udhëtime nga Athina për në Shqipëri, në mbi 20 destinacione.

Firma Top Lines  operon dhe në sektorin e turismit vëndas (Greqi), ku ofron mundësinë të dhënjes me qera të autobusëve tek zyra turistike.

Një shërbim i ri që ofron  firma jonë është transporti VIP , nga dhe për në Aeroportin Internacional të Athinës «Eleftherios Venizelos»

Flota e firmës Top Lines përbëhet nga 20 autobusë modern Man, Setra dhe Neoplan si dhe 4 Vito Mercedes-Benz, një Crafter Wolkswagen, dhe dy Exclusive limo mini bus Mercedes-Benz. Këto mjete përbëjnë një zgjidhje të cilësisë të lartë të cilat janë të gatshme të ofrojnë udhëtime komode dhe të sigurta

Firma jonë disponon ISO 9001:2008 dhe ISO 39001:2012. Personeli jonë është i trajnuar për situata emergjencas dhe dhënjes së ndihmës së parë , dhe paralelisht trajnimi i tyre është i vazhdueshëm.

Autobusët e firmës sonë, nga 7 deri në 63 vëndësh, janë të teknollogjisë moderne, të pajisura me sistemet më modern sigurie dhe komoditeti (ABS, ASR, ESP, GPS-navi, PARKTRONIC, kamera me kontroll vizual të plotë , Wi-Fi, sisteme GPS etj.

Nga viti 2010 firma jonë ka investuar tek 20 mjete të reja me teknollogji antindodje, duke i furnizuar me naftë më “miqësore” për ambjentin Diesel Best Action, duke ulur ndotjet për ambjentin, si dhe zhurmat e prodhuara. Qëllimi i firmës sonë është rinovimi i vazhdueshëm i flotës sonë, që të arrijmë moshën mesatare 5 vjet.

Për destinacionet tona klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/destinacionet/

Për çmimet e biletave klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/cmimet-e-biletave/

Gjithashtu firma jonë merr përsipër transport me mjete luksoze dhe mini bus. Shërbimi VIP i dediktohet udhëtarëve që dëshirojnë një udhëtim më personal. Shpejt, me komoditet dhe siguri të lartë, flota e mjeteve tona është në dispozicionin tuaj tju tranportoj kudo që dëshironi.