Qeveria Greke vendosi nga nesër 20 Nëntor pika kufitare e Kapshtices do mbyllet. E vetmja pikë kufitare tokësore që do jetë hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë do jetë pika e Kakavisë e cila do qëndroj hapur nga ora 7.00 deri në orën 23.00.
Dëshirojmë tju informojmë se udhëtimet me Top Lines si dhe dërgesat e porosive nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas do vazhdojnë normalisht . Nisja nga Athina në orën 8.00 nisja nga Tirana në orën 2.30
Dëshirojmë tju bëjmë thirrje të gjithë udhëtarëve që do udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi, të paraqiten më heret pranë agjensive tona për të plotësuar PFL. Në Kakavi do lejohen deri në 750 veta në ditë të kalojnë, kështu që me mbylljen e Kapshticës do shtohen numri i kërkesave për kalim nga Kakavia. Për këtë arsye ju bëjmë thirrje të paraqiteni sa më shpejt.
Për të kaluar nga Greqia në Shqipëri do duhet të keni me vete PLF e cila plotësohet deri ne 24 orë përpara udhëtimit
Për të kaluar nga Shqipëria në Greqi do duhet të keni me vete përveç pasaportës , lejes së qëndrimit dhe keto dokumenta
- Test RT-PCR i bërë deri në 72 ore perpara udhëtimit
- PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit
- Vertetim i tipit B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga Kakavia per ne qytetin ku banoni. Per punetoret sezonal kete vertetim do ja u nxjerrin punedhenesit tuaj.
- Vertetim E1 ku vertetohet vendbanimi i perhereshem (per ato qe kane vendbanim te perhereshem Greqine.
Gjithashtu te gjithe pasagjeret qe do kalojnë nga Kakavia do i bëhet rapit test. Për personat që hyjnë nga Kakavia duhet të kalojnë në karantine 7 ditore.