Nisin udhëtimet me autobus nga Greqia në Shqipëri për personat me leje qëndrimi

Të nderuar pasagjer. Dëshirojmë tju informojmë se Top Lines ka arritur të bëj të mundur fillimin e udhëtimeve me autobus nga Greqia në Shqipëri për personat që disponojnë leje qëndrimi. Autobusat do nisen çdo ditë në mëngjes. Mësoni këtu kush mund të udhëtoj, cila është mënyra për të udhëtuar, çdo bëhet me gjobën për personat që kanë bërë shkelje si dhe me vetizolimin e pasagjerëve, ku dhe si do bëhet.

Lejohen të kalojnë nga Greqia në Shqipëri

  • Personat që disponojnë leje qëndrimi në Greqi dhe pasaporte Shqiptare
  • Personat që kanë hyrë në Greqi me 90 ditëshin (për më shumë klikoni këtu https://bit.ly/36qRGBr)

NUK LEJOHEN akoma qytetarët që udhëtojnë me pasaporta të huaja, si dhe me karte identiteti greke (Taftotita)

Autobusat do nisen çdo ditë në mëngjes nga Athina Pireu dhe Korinthi për në Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, Patos, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Elbansan,  Gjirokastës Tepelenë. Personat që dëshirojnë të udhëtojnë duhet patjetër të paraqiten nëpër agjensi një ditë përpara për të siguruar biletat

Për të rezervuar vënd komunikoni me numrat e telefonit

  • Zyra Athinë 2105203350-2105203351
  • Zyra Pire 2104636742
  • Zyra Korinth 2741021023

Mënyra e udhëtimit

Për shkak të disa problemeve dhe pengesave që po shfaqin pikat kufitare, jemi të detyruar të ndërrojmë mënyrën e udhëtimit. Nga këtej e tutje, dhe deri në hapjen e plotë të kufijve, udhëtimi deri në pikën kufitare të Kakavisë do bëhet me autobus të tjetër, dhe në Kakavi do ju presin autobusa te tjera, të cilat do ju çojnë në destinacionet tuaja në Shqipëri. Pra udhëtimi do behet me dy ndalesa njëra në Kakavi që ndërrohet autobusi. Në Kakavi do ju presi autobus tjeter. Për këtë arsye jeni të lutur të merrni vetëm një bagazh me vete (një valixhe)

Pasagjetërt gjatë gjithë udhëtimit janë të detyruar të kenë veshur maskë.

Vet izolimi (karantine) 

Personat që hyjnë në Greqi ose në Shqipëri sipas ligjit duhet të qëndrojnë në vetizolim (karantine) për 14 dit. Vet izolimi bëhet në VËNDBANESAT e tyre dhe JO nëpër hotele

Gjoba për shkelje të 90 ditëshit

Gjobat i vendos pika kufitare greke në Kakavi dhe është në varësi të policisë kufitare. Zyrtarisht policia ka të drejtë të vendosi gjoba, por praktikisht është në dorën e policit nëse do vendosi apo jo gjobë.  Mundohuni të jeni i pajisur me vërtetim nga policia e cila thotë që perosni ishte i detyruar të qëndronte në Greqi për shkak të ndalesës të qarkullimit por dhe kjo nuk siguron 100% se nuk do vendoset gjobe. E theksojmë dhe një herë se Top Lines nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo thoj penalizimi që do bëhet për shkak të tejkalimit të afatit e të qëndruarit në Greqi.

Ju falenderojmë për mirkuptimin, dhe shpresojmë që dy shtetet të bien sa më shpejt dakort dhe të nënshkrujanë një marrveshje që do lejoj hapjen e kufinjve dhe do kthehemi në normalitetin e mëparshëm.
Edhe pse proçedura e lartpëmendur, si proçedurë është e ndërlikuar, këtë moment është e vetmja mënyrë që mund të udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë.

Gjithahtu zyra jonë në Athinë do jetë e hapur çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 20.00. Zyra në Pire do jetë e hapur nga ora 6.00 deri në orën 20.00

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post

TEST