Lajmërim për udhëtimet dhe dërgesat e porosive nga Top Lines

Të nderuar pasagjer dhe klient të Top Lines, duke filluar nga sot 7 Nëntor, e gjithë Greqia hyn në një karantinë 3 javore (lockdown), që do të thotë që do ketë përkufizim të levizjeve. Për çdo lëvizje duhet të kesh ose leje të përgjithëshme, ose të dërgosh SMS.

Top Lines dëshiron të informoj të gjithë pasagjerët dhe klientët se zyrat tona do jenë hapur si për udhëtarët ashtu dhe për dërgimin e porosive

Udhëtimet

Për sa i përket udhëtimeve nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas, Top Lines do vazhdoj do kryej normalisht udhëtime, çdo ditë në orën 8.00 nga Athina në Greqi, dhe në orën 5.00 nga Tirana në Athinë. Kufiri i Greqisë dhe i Shqipërisë do jetë i hapur për udhëtarët. Kategoritë e udhëtarëve që lejohet të hyjnë në Greqi janë qytetarët që janë të pajisur me leje qëndrimi greke, ose qytetarët grek. Për më shumë lexoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/kush-lejohet-te-hyj-ne-greqi/

VINI RE.  Çdo pasagjer që ushëton nga Shqipëria në Greqi do duhet të ketë me vete

  • Pasaportë ose taftotita greke
  • Leje qëndrimi. (Jo veveosi blu)
  • Formularin Plf të plotësuar 24 orë përpara udhëtimit 
  • Test negativ PCR në anglisht 72 orë përpara udhëtimit
  • E1 ku vërtetohet banesa e përherëshme

Duke filluar nga data 10 Nëntor të gjithë pasagjerët që largohen nga Greqia duhet të plotësojnë formularin PLF 24 orë përara udhëtimit nga Greqia. Pasagjerët Do duhet të deklarojnë se ku do shkojnë, sa ditë do qëndrojnë në atë vënd, ku do qëndrojnë etj. Hollësira do bëhen të ditura ditët në vijim. Zyrat e Top Lines do marrin përsipër të plotësojnë formularin për ju. 

Porositë

Top Lines do vazhdoj të dërgoj rreugullisht porosi për në Shqipëri si dhe nga Shqipëria për në Greqi. Porositë do nisen çdo ditë në orën 8.00

Zyra jonë në Athinë do jetë hapur për të marrë porositë tuaja nga ora 7.00 deri në orën 20.00 Ndodhemi në adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki Metaksourgjio Athinë Telefon 2105203350 ,  2105203351

Zyra jonë në Pire do jetë hapur për të marrë porositë tuaja nga ora 7.00 deri në orën 20.00 Ndodhemi në adresën Agiou Dionisiou 3 Pire Telefon 2104636742

Për të mësuar se çfar porosish mund të dërgoni klikoni këtu

https://www.top-lines.gr/sq/dergese-porosish-nga-greqia-ne-shqiperi/

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post

TEST