Rregullat e Biletës

Rregullat e Biletës

Rregullat e Biletës. Rregullat e pagesës, kthimi dhe anullimi i biletave

Çdo biletë mundet të përdoret vetëm nga personi i të cilit emri shkruhet në biletë

Pasagjeri është  detyruar të ketë me vete biletën gjatë gjithë udhëtimin dhe tja tregoj shoferit ose agjentëve të firmës sa herë ato i kërkojnë

Biletat e kthimit kanë kohëzgjatje 3 muaj nga data e lëshimit. Pasagjeri është i detyruar të paraqesi bileten fillestare në pikat e nisjes me qëllim të prehet biletë e re.

 

Në rastin se në një biletë me kthimi është kryer njëri udhëtim, dhe bëhet anullim i kthimit, atëherë pjesa e pagesës së kthimit nuk kthehet. 

Në rastin se pasagjeri nuk paraqitet ditën dhe orarin e nisjes dhe nuk ka informuar më përpara agjensinë përkatëse nga ku ka marrë biletën, atëherë e drejta e udhëtimit humbet.

Nëse pasagjeri humbet biletën e tij, firma nuk është e detyruar ti presi biletë të re

Biletë e cila është e modifikuar apo e dëmtuar me cilindo arsye, dhe modifikimi apo dëmtimi nuk është bërë nga firma jonë, atëherë nuk quhet e vlefshme dhe do duhet të nxirret sërisht

Anullimi i biletës bëhet vetëm nga agjensia nga ku pretë biletën. Anullimi mundet të bëhet branda 24 orëve nga momenti i prerjes së biletës. Vetëm në këtë rast shoqëria arkëton 20% të vlerës së biletës dhe i rimburson pasagjerit vlerën e mbetur.  

Në rastin se pasagjeri nuk arrin të kaloj kufirin për shkak të dokumentacionit ose për çdolloj rasti që nuk kanë të bëjnë me firmën, humbet biletën dhe të drejtën për të udhëtuar sërisht me të njëjtën biletë.

Për fëmijë 0-4 vjeç bileta është falas në rastin se nuk mbajnë vënd.  Për fëmijët 4-12 vjeç cmimi i biletes eshte 25 euro vajtje/45 euro vajtje ardhje, kurse për fëmijët mbi 12 vjeç paguhet biletë e plotë.

Te gjitha detyrimet dhe taksat doganore paguhen nga vete pasagjeri.

Monedha-Mënyra e Pagesës

Për biletat që merren në Greqi pagesa bëhet me euro

Për biletat që merren në Shqipëri pagesa bëhet ose me euro ose me lek

 

Pagesa bëhet në agjensitë

  • Ose me lek në dorë
  • Ose me kartë bankare Vissa, Mastercard, American Express )
  • Për bileta që priten online pagesa bëhet përmes kartave Vissa, Mastercard, American Express  dhe vetëm në euro

Me blerjen e biletës suaj pasagjeri ka pranuar pa rezervim të gjitha rregulloret e udhëtimit, regulloren e kthimit të bilatave dhe të anullimit.

Për të lexuar rregullat e udhëtimit klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/rregullat-e-udhetimit/

Për faqen tonë në Shqipëri klikoni këtu https://top-lines.al

Për më shumë informacione rreth rregullave të udhëtimit, oraret e udhëtimit dhe çmimet e firmës sonë telefononi tek numri 2105203350 – 51 – 52(FAX)

Top Lines Linja e autobusëve Greqi Shqipëri Udhëtoni me ne me komoditet dhe siguri. Çdo ditë 4 orare për në Shqipëri.