Rregullorja e transportit të kafshëve shtëpiake me autobus
Kafshët shtëpiake, janë shoqëria më e mirë e njeriut. Dhe sigurisht që kur udhëtoni dëshironi ti merrni me vete në udhëtimin tuaj. Kompania Top Lines lejon udhëtimin e kafshëve shtëpiake sipas rregullave që parashikohen në ligjin përkatës.
Transporti I kafshëve shtëpiake sipas rregullores së udhëtimit e publikuar në ΦΕΚ Β’ 1181/2015 parashikon
Transporti I kafshëve shtëpiake në mjetet e transportit urban dhe ndërurban lejohet me përgjegjësinë e pasagjerit dhe me lejen e shoferit ose të pëfaqësuesi të kompanisë së transportit, në varsi të dispozueshmerisë të mjetit si dhe të sigurisë të udhëtimit kur përmbushen këto kritere :
- Kafshët duhet të jenë deri në 10 kile
- Kafshët janë të vendosura në kafaz të mbyllur të dimencione deri në 50x40x35 centimetra
- Kafshët shoqërohen nga pronari I tyre
- Pronari dipsonon çertifikatën e shëndetësisë-pasaportën e kafshës
- Pronari ndodhet pranë kafshës dhe siguron që nuk do përbëj rrezik për pasagjerët
- Pronari I kafshës është I detyruar të siguroj pastërtine e mjetit
Në rastin se kafsha shtëpiake bën dëmtime në mjet, atëher përgjegjësia I bie pronarit të kafshës sipas neneve që parashikohen në kodin civil (άρθρο 924 ΑΚ).
Si do bëhet transportit I kafshëve stëpiake
- Kafsha shtëpiake do udhëtoj lart në sallon
- Kafazi nuk lejohet të vendoset tek koridoret e autobusëve ose tek hyrjet e mjetit
- Është e ndaluar rreptësisht vendosje e kafshëve në bagazhet e mjetit
Kafshët që lejohen të udhëtojnë jashtë kafazi , janë kafshët ndihmëse të personave me aftësi të kufizuar (si për shëmbull qen shoqerues të personave të verbër). Në rast të tillë personi do duhet të paraqesi dokumentacionin përkatës.