Rregullat e udhëtimit
Kompania Top-Lines ka vendosur sistem digjital për shitjen dhe konvertimin e biletës. Për këtë arsye, çdo pasagjer që do udhëtojë , duhet domosdoshmërisht të paraqitet pranë një prej agjensive që operojnë me ne, për të bërë prerjen ose konvertimin e biletës. Në të kundërtën, nuk mund ti rezervohet vëndi, dhe si pasojë nuk mund të udhëtojë.
PASAGJERI
- Pasagjerët janë të detyruar të paraqiten pranë pikës së nisjes të paktën 30 minuta përpara orarit të nisjes.
- Në rast se pasagjeri nuk paraqitet në orarin e duhur dhe nuk ka lajmëruar paraprakisht agjensinë ku ka prerë biletën, humbet të drejtën e përdorimit të saj.
- Pasagjerët janë të detyruar të jenë të paisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin (pasaportë, leje qëndrimi, vizë, garanci, kartë identiteti greke ose europiane etj,.)
- Fëmijët që udhëtojnë vetëm me njërin nga prindërit duhet të jenë të paisur me një prokurë të posaçme nga prindri tjetër, me anë të së cilës i lejohet fëmijës udhëtimi. Në rast se nuk disponojnë një dokument të tillë, fëmijët nuk lejohet të udhëtojnë.
- Ndalohet cigarja dhe cigarja elektronike brenda autobusëve gjatë gjithë udhëtimit.
- Ndalohet konsumi i kafes dhe alkolit brenda autobusëve.
RREGULLORJA
- Kompania nuk merr përsipër për asnjë rast që të çojë pasagjerët në vëndet ose ato pjesë rruge që nuk janë të shënuara në biletë.
- Kompania nuk mban përgjegjësi për vonesa ose anullime udhëtimesh për arsye që nuk kanë të bëjnë me kompaninë si përshëmbull moti, vonesa në pikat kufitare, greva etj,.
- Autobusat nuk janë të detyruar të presin në pikat doganore pasagjerët që kanë probleme me dokumentacionin më shumë se 10 minuta.
- Autobusat nuk janë të detyruar të presin pasagjerët në stacione më shumë se 5 minuta.
Për të mësuar rregullat e Biletës dhe dëmshpërblimet klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/rregullat-e-biletes/
Për të mësuar Rregulloren e Bagazheve të pasagjerëve klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/bagazhet/
Për më shumë komunikoni me agjensinë tonë në Athinë në telefonat
+30 210 5203350
6980001145 (whatsapp, viber)
ose në emailin [email protected]
Me blerjen e biletës suaj pasagjeri ka pranuar pa rezervim të gjitha rregulloret e udhëtimit, regulloren e kthimit të bilatave dhe të anullimit.
Për të lexuar rregullat e anullimit klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/rregullat-e-biletes/
Për faqen tonë në Shqipëri klikoni këtu https://top-lines.al
Top Lines Linja e autobusëve Greqi Shqipëri Udhëtoni me ne me komoditet dhe siguri. Çdo ditë 4 orare për në Shqipëri.