Kompania Top Lines u krijua në vitin 2010 dhe aktivizohet në linjën ndërkombëtare të udhëtarëve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Qëllim yne është të ofrojmë cilësi të lartë në transportin ndërkombëtarë të udhëtarëve.
Zyra qëndrore e kompanisë sonë në Athinë ndodhet në rrugën Psaron 4 në Platia Karaiskaqi në Metaksurgjio, kurse ajo në Tiranë në adresën Bulevardi Zogu I-rë. Për shërbimin më të mirë të udhëtarëve tonë kemi hapur zyra në Pire, në Isthmo (Korinth), në Patra, në Kalamatë, në Qiparisi, dhe në Pirgo. Në Shqipëri kompania jonë ka 12 zyra si dhe rreth 80 pika shitjeje në të gjithë vendin.
Top Lines kryen udhëtime të përditëshme nga Greqia për në Shqipëri në këto dy akse:
- Athinë-Patra-Kakavi-Shqipëri
- Kalamata-Patra-Kakavi-Shqipëri
Çdo ditë kryejmë 4 udhëtime për në Shqipëri, në mbi 20 destinacione.
Kompania Top Lines është pjesë e grupit «Τοp Travel Group» ku ndër të tjerat bëjnë pjesë dhe këto kompani nga ku ofrohen këto shërbime:
Top Lines Bus Rental: Ofron mundësinë e dhënjes me qira të autobusëve për shërbime turistike. Bashkpunojmë me disa nga kompanitë më të mëdha turistike në Athinë siç janë Ganymidis Tours Maroulis Travel, Smile Acadimos, Alternative Athens, Travel Timothy Family, Happy Day Travel ktl
Top Transfers : Ofron Shërbime transporti VIP me mini van. Ofron shërbime transfer nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, si dhe udhëtime private me mini van nga Athina për në gjithë Greqinë.
Top Post: Ofron shërbime postare dhe dërgesa pakosh nga Greqia për në Shqipëri, si dhe shërbim postar të brendëshëm.
Top Lines Tours: Ofron shërbime turistike vëndase, ekskursione njëditore dhe shumëditore në Greqi.
Flota e kompanisë Top Lines përbëhet nga 18 autobusë modernë Setra,Travengo, Neoplan të teknollogjisë Euro 5 dhe Euro 6 të cilat do ju ofrojnë udhëtime të rehatëshme dhe të sigurta.
Gjithashtu kompania jonë disponon 6 mini van 9 deri në 11 vëndësh Mercedez Vito dhe Sprinter si dhe 2 Sprinter 17 vëndëshe.
Firma jonë disponon ISO 9001:2008 dhe ISO 39001:2012. Personeli jonë është i trajnuar për situata emergjencas dhe dhënjes së ndihmës së parë , dhe paralelisht trajnimi i tyre është i vazhdueshëm.
Autobusët e firmës sonë, nga 7 deri në 63 vëndësh, janë të teknollogjisë moderne, të pajisura me sistemet më modern sigurie dhe komoditeti (ABS, ASR, ESP, GPS-navi, PARKTRONIC, kamera me kontroll vizual të plotë , Wi-Fi, sisteme GPS etj. Qëllimi i firmës sonë është rinovimi i vazhdueshëm i flotës sonë, që të arrijmë moshën mesatare 5 vjet.
Kompania Top Lines ka dhe bazën e vet teknike për mirëmbajtjen e mjeteve, në të cilën kryhen rreth 80% e shërbimeve teknike. Në bazën tonë teknike, përditë bëhen të gjitha kontrollet e nevojitëshme të mjeteve me qëllim të ofrojmë një flotë autobusësh të sigurtë.