Rregullorja e Biletës-Dëmshpërblime

Rregullorja e Biletës-Dëmshpërblime

 

  • Çdo biletë mund të përdoret vetëm nga personi i të cilit emri shkruhet në biletë.
  • Pasagjeri është i detyruar të ketë me vete biletën gjatë gjithë udhëtimit dhe t’ja paraqesë shoferit ose agjentëve të kompanisë sa herë i kërkohet.
  • Biletat e kthimit kanë kohëzgjatje 3 muaj nga data e lëshimit. Pasagjeri është i detyruar të paraqesë biletën fillestare në pikat e nisjes,me qëllim realizimin e konvertimit dhe paisjes me biletë të re.
  • Në rastin se, në një biletë vajtje-ardhje është kryer njëri udhëtim, dhe bëhet anullim i kthimit, atëherë pjesa e pagesës së kthimit nuk rimbursohet.
  • Në rastin se pasagjeri nuk paraqitet ditën dhe orarin e nisjes dhe nuk ka informuar paraprakisht agjensinë përkatëse, nga e cila është lëshuar bileta, për anullim ose shtyrje date udhëtimi, atëherë e drejta e udhëtimit humbet.
  • Nëse pasagjeri humbet biletën e tij, kompania nuk është e detyruar ti presi biletë të re.
  • Biletë e cila është e modifikuar ose e dëmtuar, dhe modifikimi apo dëmtimi nuk është bërë nga agjensitë që operojnë me ne, atëherë nuk konsiderohet e vlefshme dhe është e nevojshme lëshimi i një bilete të re .
  • Anullimi i biletës bëhet vetëm nga agjensia nga ku është prerë bileta. Anullimi mundet të bëhet brenda 24 orëve nga momenti i lëshimit së biletës. Vetëm në këtë rast kompania arkëton 20% të vlerës së biletës dhe i rimburson pasagjerit vlerën e mbetur. Rimbursimi bëhet ekskluzivisht nga agjensia ku është prerë bileta.
  • Në rastin se pasagjeri nuk kalon kufirin për shkak të dokumentacionit ose për çdolloj arsye që nuk ka të bëjë me kompaninë, pasagjeri humbet të drejtën për të udhëtuar sërisht me të njëjtën biletë.
  • Për anullim biletash online duhet të dërgohet email në adresën [email protected]. Në rast anullimi bilete online, arkëtohet nga kompania TVSH plus taksat e bankës. Bileta online anullohet deri në 24 orë përpara udhëtimit. Në rast se pasagjeri informon agjensinë brenda 24 orëve para udhëtimit, bileta kthehet në voucher, dhe mund të përdoret deri në 1 vit nga data e lëshimit. Në rast se nuk informon, pasagjeri humbet të drejtën e udhëtimit. Biletat elektronike të cilat kanë përfituar 10% të uljes së çmimit, nuk mund të anullohen, dhe nuk bëhet asnjë kthim parashë. Në raste të tilla bileta kthehet në voucher dhe mund të përdoret kur të dëshironi.
  • Për fëmijë të moshës 0-4 vjeç, bileta është falas, në rastin se nuk mbajnë vënd. Për fëmijë të moshës 4-12 vjeç, çmimi i biletës është 25 euro vajtje dhe 45 euro vajtje-ardhje. Për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç paguhet biletë e plotë.
  • Te gjitha detyrimet dhe taksat doganore paguhen nga vetë pasagjeri.

 

Për më shumë komunikoni me agjensinë tonë  në Athinë në telefonat