Avioni është një nga mjetet më të preferuara dhe të sigurta të transportit, por njëkohësisht dhe nga mjetet më të shtrenjta.
Më poshtë do ju japim 5 fakte për biletat e avjonit.
- Pse çmimet janë kaq të shtenjta
Biletat e avjonëve janë në rastet më të shumta më të shtrenjta se mjetet e tjera të transportit publik. Po të heqës firmat low cost (rayanair, easy jet, wizz air etj ) shumica e çmimeve janë goxha të larta. Dhe firmat low cost gjithashtu me afrimin e ditës së fluturimit rrisin çmimet e tyre. Çmimi i biletës së avionit varet nga disa faktor. Për udhëtarin çmimet varen nga 2 faktorë, sa shpejt pronoton biletën, dhe numri i vëndeve bosh që kanë ngelur në avion. Kjo është dhe arsyeja që biletat sa afron data e udhëtëmit bëhen dhe më të shtrenjta. Thjeshte ngaqe vëndet plotësohen dhe firma shet me shtrenjtë vëndet bosh.
Praktika më e mirë. Programoni udhëtimin tuaj dhe pronotoni biletën sa më shpejt. Tips Preferoni të udhëtoni ditën e Martë Mërkurë, Shtunë. Zakonisht këto ditë biletat janë më të lira. Biletat më të shtrenjta do i gjeni ditët e Premte Dielë dhe të Hënë
2. Çfar të dhënash më duhen për të pronotuar biletë avioni
Për të pronotuar biletë avioni duhet emri, mbiemri i saktë siç është në pasaportë ose kartën e identitetit (nëse je nënshtetas europian dhe fluturon në zonën Shengen) data e nisjes, data e kthimit nëse është vajte ardhje, destinacioni i dhe destinacioni i mbërritjes.
Praktika më e mire Shumë persona na dërgojnë mesazhe për bileta avioni dhe na japin vetëm destinacionin. Kur na kërkoni nga interneti tju japin çmim për bileta avioni na dërgoni:
- Destinacioni i nisjes-Destinacioni i mbërritjes
- Mënyrën e udhëtimit (vajte apo vajte ardhje)
- Datën e nisjes
- Datën e kthimit
- Sa veta udhëtoni dhe moshat (nëse ka fëmijë)
Duke pasur këto të dhëna firma jonë do ketë mundësi tju japi një çmim të saktë
Tips. Në dergoni në faqen tonë në facebook.com/Athenstoplines dhe ne do kërkojmë për ju biletën tuaj.
3.Mund të rezervoj biletë me një çmim tani dhe pagesën ta bëj më vonë?
Jo nuk mund të bësh rezervim me një çmim fiks. Siç thamë dhe më lart çmimet e biletës të avionit ndërrojnë nga dita në ditë dhe nga ora në orë në bazë të kërkesës dhe vëndeve bosh.
Praktika më e mirë. Pronotoni direkt biletën e avionit dhe me çmimin që keni gjetur. Fjala e urtë «punën e sotme mos e le për nesër» shpreh 100% mënyrën se si duhet të reagoni për të pronotuar biletë avioni
4. Pse bileta për në Shqipëri është kaq e shtrenjtë nga Greqia.
Bileta Athinë Tiranë dhe Tiranë Athinë është nga më të shtrenjta. Kjo ndodh për dy arsye. Arsyea e parë është se këtë linjë e mbulon vetëm një firmë, Aegean Airlines, që do të thotë se është monopol. Kur diçka është monopol dhe çmimet janë gjithëmonë më të shtrenjta sepse nuk ke zgjidhje tjetër. Arsyea e dytë është se aeroporti i Tiranës është monopol, dhe kështu taxat aeroportuale janë nga më të shtrenjtat në Europë. Kjo bën që firmat ajrore për tu ulur në aeroportin ndërkombëtarë “Nënë Tereza” të paguajnë më shumë taxa se në çdo aeroport tjetër. Sipas disa burimeve taxa për çdo pasagjer që paguan Aegean arrin tek 50euro për çdo pasagjer. Po të llogarisësh këtu dhe taxën e ulje ngritjes në aeroportin e Athinës, kostot e avjonit etj kjo bën çmimin e biletës të jetë goxha i kripur
Praktika më e mirë Pronotoni bileta sa më shpejt. Nëse doni të udhëtoni në sezon fluksi pronotoni bileta të paktën 30 ditë më përpara udhëtimit.
5. Si mund të pronotoj bileta nga Greqia në Shqipëri
Bileta nga Greqia në Shqipëri mund të pronotoni me dy mënyra. E para direkt juve nga kompjuteri juaj, ku jepni të dhënat e udhëtimit dhe paguani me kartët tuaj personale. Mënyra e dytë nga agjensi turistike siç është Top Lines.
Praktika më e mirë Për të pronotuar nga Top Lines duhet të paraqiteni në agjensinë tonë në Athinë , adresa Psaron 4 Sheshi Karaiskaqi Metaksurgjio, me pasaportën tuaj. Ju bëjmë pronotimin si dhe cheek in ose ditën e udhëtimit ose akoma dhe direkt ditën që pronotoni biletën (nëse sistemi i agjensisë ajrore e pranon)
Tips. Mund të mësoni çmimet e biletës ose duke kaluar nga zyra jonë, ose duke telefonuar tek numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose duke na shkruajtur tek faqja jonë në facebook.com/Athenstoplines