Deklaratë e Top Lines për mënyrën e udhëtimit si dhe çmimin e biletës

Të nderuar pasagjerë, miq dhe klientë, që kur filloj funksionin e saj, para dhjetë vitesh, Top Lines i vuri qëllim vetes të bëhej firma model, firma që do ishte ndryshe nga gjithe të tjerat, firma që sic e thot dhe moto i kompanisë sonë , “më e mira ndër të tjerat”. Kjo u arrit ndër vite, dhe këtë e vërtetojnë mijëra udhëtarë të kënaqur të Top Lines, të cilët dhe në këtë vit të vështirë për transportin dhe turizmin në përgjithësi, vazhdojn dhe preferojnë Top Lines për transportin e tyre. Por  ky besim u arrit sepse përveç kushteve që krijuam siç janë standarte të larta udhëtimi , autobusat më modern që disponon linja Greqi Shqipëri,cilësia e shërbimit etj , më e rëndësishmja ështe se Top Lines e “pa pasagjerin në sy”  dhe krijoj me të një marrdhenje të qartë dhe të sinqertë, me respekt për udhëtarin dhe transparencë të plotë.

Duke dashur të mbajmë këtë marrdhenje, të jemi të rregullt me pasagjerët tanë, me transparencë dhe sinqeritet të plotë,  dhe me dëshirën e plotë për të shmangur keqkuptime dhe keqinformime dëshirojmë të bëjmë disa shpjegime për situatën e krijuar vitin e fundit, për udhëtimin që bëhet me ndalesa si dhe për çështjen e çmimit të biletës.

Siç edhe e dini, Greqia vazhdon që në Mars te 2019të ketë të mbyllur kufirin me Shqipërinë me preteksin e ndalimit të përhapjes të Covid 19, një situatë që pritet të vazdhoj të paktën deri më 7 QERSHOR 2021. Ajo që nuk është e njohur gjërësisht është se kufiri është i mbyllur për transportin ndërkombëtarë me autobus ose anije.

Pra Greqia, edhe pse lejon një kategori qytetarësh të futen me këmbë ose me autovetura ose me avjon në territorin e saj, nuk lejon kalimin e autobusëve. Kështu që e vetmja mënyrë për tu kryer udhëtime masive ishte që udhëtimi të “thyhet në dy pjesë” . Në bashkpunim me ktelin e Janinës, krijuam mundësinë të organizojmë udhëtime me qëllim ti vijmë në shërbim qytetarëve që duhej larguar urgjentisht nga Greqia, si përshëmbull qytetarëve që i mbaronte ose i ishte mbaruar afati i qëndrimit 90 ditor në Greqi, qytetarët që ishin bllokuar në Greqi, rezident shqiptar në Greqi të bllokuar në Shqipëri etj. Prandaj dhe gjithëmonë kemi instituar që të udhëtojnë vetëm persona që është e nevojshme dhe e pa shmangshme të udhëtojnë.

Nga Athina në Kakavi ju ofrojmë mundësinë të udhëtoni me ktel, nga Kakavia në destinacionet tuaja në Shqipëri me autobusët e Top Lines. Kështu që u krijua në linjë taktike të përditëshme. Nëse do i drejtoheni ktelit për të udhëtuar vetëm, Ktel për në Kakavi nuk ka direkt nga Athina, por e bën rrugën me ndalesë në Janinë.  Falë marrveshjes u krijua mundësia të çojm autobus direkt  nga Athina në Kakavi pa ndaluar me asnjë vënd. Dhe në tokën Shqiptare tju presi autobusi jonë, pa qënë e nevojshme të paguani taxi, furgona etj.

Edhe pse kjo mënyrë e udhëtimit nuk është e këndëshme, por si e theksojmë më lartë e vetmja mënyrë për transport publik udhëtarësh, u munduam të vendosim në dispozicion gjithë stafin dhe mjetet tona për të krijuar kushtet e udhëtimit. Në Ktel në Athinë kemi personel të firmës që ju drejton në autobusa, në pikën kufitare të Kakavisë personel tonë që ju drejton për tek autobusat që ju presin tek ana tjetër etj. U munduam ti zbresim autobusët në tokën greke, por autoritetet greke na e refuzuan te krijonim kete mundësi.

Dhe e fundit që dëshirojmë të theksojmë për sa i përket mënyrës së udhëtimit, është se shëmbullin e Top Lines e ndoqën dhe firma konkurente, sepse siç e theksuam më lart, është e vetmja mënyrë për të udhëtuar. Kush ju thot se do ju çoj direkt me autobus, që nuk do ndërroni autobus etj, ju gënjen. Autobusat janë të ndaluara rreptësisht të kalojnë pikën kufitare. Deri në hapjen e kufirit nuk do ketë linjë direkte nga asnjëfirmë, por do bëhet ndërrimi i autobusëve në pikën kufitare si dhe kalimi me këmbë nga njëra anë e kufirit në tjetrën. Gjithashtu  shmangni mjetet e paliçensuara, taxive te vetimprovizuar atj. 

Marrveshja me Ktel detyrimisht si dhe ulja e kapacitetit të udhëtarëve që lejohen në një autobus (65% e kapacitetit të transportit të një autobusi) pati  si pasojë dhe rritjen e çmimit. Çmimi i biletës u bë 70 euro. Nuk jemi të lumtur për këtë, por është diçka e pashmangëshme, sepse pjesa më të madhe i shkon ktel. Por pavarsisht këtij çmimi, ky çmim vazhdon të jetë dhe më i liri për të udhëtuar një person për në Shqipëri dhe anasjellas,  dhe falë teknollogjisë kjo vërtetohet shumë lehtë.

Të nderuar pasagjerë, nuk jemi të kënaqur nga kjo situatë, nuk e krijuam ne por konditat na i imponuan. Presim dhe ne me padurim të normalizohet situata, të rihapen kufinjt, të lejohet kalimi i lirë i autobusëve. Kjo do ketë si pasojë të rifillojnë linja taktike me autobus direkt, si dhe çmimi të ulet siç ka qënë më përpara.

Kërkojmë ndjesë nëse janë krijuar shqetësime ose keqkuptime.

Urojmë shëndet për ju dhe famijlet tuaja.

Me respekt

Top Lines

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post