Deklaratë për shtyp e Top Lines në lidhje me numrat e telefonave të firmës sonë

Të nderuar udhëtarë dhe klient të Top Lines

Firma jonë, në kuadër të rritjes së cilësisë të shërbimit si dhe modernizimit të shërbimit të klienteve ka vendosur qëndër telefonike, me qëllim menaxhimin më të mirë të thirrjeve telefonike.

Për shkak se qëndra telefonike nuk humbet asnjë lidhje, si dhe numrit të jashtëzakonshëm të telefonatave, javë vënë re vonesa në lidhje si dhe keqkuptime nga ana e klientëve.

Të nderuar pasagjerë. Stafi jonë bën çështë e mundur ti përgjigjet të gjitha thirrjeve në telefon. Vetëm në një nga 11 linjat jave shënur nga fillimi i gushtit mbi 2500 telefonata. Çdo telefonat mesatarisht zgjat nga 1 deri në 3 minuta. Numri i madh i telefonatave si dhe kohëzgjatja e tyre ka krijuar
mbingarkim të linjës që kanë si pasojë vonesa në shërbimin e klienteve nga telefoni.

Për këtë arsye ju sygjerojmë

  • Në rast se jeni në thirrje me prioritet prisni deri sa një nga punonjësit e resepsionit ti përgjigjet thirrjes suaj. Mos e mbyllni dhe merrni prap në telefon në të njëjtin moment.
  • Mundohuni të telefononi për arsye të rëndësishme siç janë rezervime etj. Informacionet të përgjithëshme, për oraret çmimin , destinacionet , politikën e rezervimeve etj keni mundësi ti lexoni dhe në websitit tonË www.top-lines.gr
  • Mundohuni të përdorni sa më shumë formën e rezervimit online që do e gjeni këtu https://www.top-lines.gr/sq/rezervim-biletash/
  • Kur ka të bëj për rezervime biletash afatgjatë, dy tre jave përpara, mundohuni të kaloni nga zyra jonë, që të bëni rezervimin dhe pronotimin e biletës. Zyra jonë në Athinë është e hapur çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 21.00, si dhe zyra në Pire nga ora 5.30 deri në orën 21.00
  • Kur telefononi për rezervime, informacione etj mundohuni të shmangni oraret 18.00 me 19,30 që janë oraret që niset autobusët e mbasdites. Çdo mbasdite nisen 5 orare dhe mbinkarkon fluksin e punës së punonjëve të resepsionit.

Të nderuar pasagjer dhe klient të Top Lines.

Firma jonë i kushton rendësi të veçantë shërbimit të klientit dhe vazhdimisht mundohemi të përmirësojmë shërbimin tonë. Periudha e verës, dhe sidomos gushti është nga më të mbingarkuarat. Mundohemi të bëjmë çështë e mundur për shërbimin tuaj sa më të mirë, të jemi korrekt përpara jush, tju krijojmë mundësitë për një udhëtim të mbarë të qetë dhe të sigurtë. Kërkojmë ndjesë në rast se janë krijuar keqkuptime dhe vonesa. Jemi në përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar shërbimin ndaj pasagjerëve.

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest