Ekskursion 24 /3 Arahova Monastiri Osios Lukas Ujvarët Kria Livadhia

Top Lines organizon të Dielën 24 Mars ekskursion njëditor në fshatin turistik Arahova, në monastirin e famshëm Osios Lukas si dhe në ujvarët e mrekullueshëm Kria në qytetin e Livadhias.

Ejani të kalojmë së bashku një të Dielë të mrekullueshme larg shtreseve të përditëshme në një ekskursion që do ju ngelet i paharruar.

Top Lines ofron për të gjithë klientët e saj, çmimet më të mira të tregut

Bileta 15 euro për person
Bileta për fëmijët deri në moshën 12 vjeç 10 euro

REZERVIMET

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 6982890970 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

Programi

Nisja do bëhet në orën 8.00 nga zyrat e Top Lines në Athinë në adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki.

Arahova

Fillimisht do i drejtohemi fshatit turistik Arahova. Ky fshat është i ndërtuar në malin Parnasos në një lartësi prej 950m nga niveli i detit. Ketu do kemi mundësi të shëtisim në rrugicat e mrekullueshme të fshatit, të shijojmë produket vëndase ose të pijmë kafen e mëngjesit në një nga kafet e bukura të fshatit. Në Arahova do qëndrojmë përafërsisht 2 orë

Monastiri Osios Lukas

Monastiri Osios Lukas , ose ndryshe Shën Sofia e Rumelit është një monastir i shekullit të X dhe është ndërtuar në një lartësi prej 430m në malin e Elikonas në Stiri të Viotisë. Është një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës arqitektonikës pasbizantike dhe përfshihet në listën e monumenteve të trashëgimisë botërore të UNESCO. Në monastirin e Osios Lukas do qëndrojmë përafërsisht 1 orë

Ujvarët Kria

Ujvarët Kria ndodhen në qytetin e Lidhavias. Gjelbërimi nga pemë të lashta, mullinjt e ujit, urat prej guri si dhe ujvarët e vegjël përmbushin një pamje të mrekullushme të cilin do kemi mundësinë të shijojmë në Kria, e cila ndodhet në perëndim të qytetit të Livadhias. Në Kria do kemi mundësi të shijojmë drekën në tavernat e famshme të zonës. Në Kria do qëndrojmë përafërsisht 3 orë.

Nisja për në Athinë në orën 17.00 dhe mbërritja në Athinë heret në darkë

Në çmime përfshihen:

-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.

-Taxat e udhëtimit

-Shoqërues udhëtimi

Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Ejani të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. Mos e humbisni

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post