Top Lines organizon të Dielën 5 Maj ekskursion njëditor në Epidhavro, fshatin e Galatas dhe në ishullin e Poros
Ejani të kalojmë së bashku një të Dielë të mrekullueshme larg shtreseve të përditëshme në një ekskursion që do ju ngelet i paharruar.
Top Lines ofron për të gjithë klientët e saj, çmimet më të mira të tregut
Bileta 15 euro për person
Bileta për fëmijët deri në moshën 12 vjeç 10 euro
Në çmim përfshihet dhe bileta e varkës për në Poros
REZERVIMET
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 6982890970 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Programi
Nisja do bëhet në orën 8.00 nga zyrat e Top Lines në Athinë në adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki.
Palia Epidhavros

Palia Epidhavros është një fshat turistik bregdetar që ndodhet 2 orë larg Athinës . Në fshatin ndodhet dhe Teatri i Lashtë i vogel i Epidhavrosit. Pak kilometra më larg ndodhet Teatri i Lashtë i Epidhavrosit, teatri që janë lujatur dramat më të mëdha të lashtësisë. Në Palia Epidhavro do qëndrojmë përafërsisht 1 orë

Galatas.
Në fshatin Galatas do arrijmë rreth orën 1 nga ku do marrim anijen për në Ishullin e Poros. Distanca nga Galatas për në ishullin e Poros është 5 minuta

Ishulli i Poros

Ishulli i Poros është ishull i vogël që ndodhet në detin që quhet Argosaronikos. Në ishull do qëndrojmë përafësisht deri në orën 5 të mbasdites. Në ishull do kemi mundësinë të bëjmë xhirro në rrugicat e mrekullueshme të ishullit, të vizitojmë orën e famshme të ishullit që është ndërtuar në vitin 1927, të shijojmë dreken në tavernat e ishullit dhe për më guximtarët të bëjmë dhe plazh.
Mbërritja në Athinë do bëhet rreth orës 20,00
Në çmime përfshihen:
-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
-Bileta e varkës nga Galatas për në Poro dhe anasjelltash
-Taxat e udhëtimit
-Shoqërues udhëtimi
Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.
Ejani të kalojmë një të Dielë të mrekullueshme. Mos e humbisni