Ekskursion njëditor Milo Ksotikon-Trikala 15 Dhjetor 20€ për person

Krishtlindjet dhe Festat e fundvitit po afrohen, dhe është koha që të futemi në klimën e tyre. Dhe ku ka më bukur se tek “Milo ton Ksotikon”, një park në Trikala ku të mëdhenj dhe të vegjët do bëhen një, në një atmosferë përrallore.

Top Lines organizon të Dielën 15 Dhjetor ekskurision njëditor në Milo ton Ksotikon në Trikala.

Çmimi 

Vetëm për klientët e Top Lines çmimi më i lirë i tregut. Ofertë speciale 20 euro për person, për të mëdhenj dhe të vegjël.

Programi

Nisja do bëhet në orën 7,30 nga zyra e Top Lines në adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki Athinë

Në Trikala tek “Milo ton Ksotikon” do arrijmë rreth orën 12.00 të drekës. Aty programi do jetë i lirë ku secili do ketë mundësi të vizitoj parkun, të luaj ne lodrat etj. Gjithashtu parku ndodhet brënda në qytetin e Trikalas kështu është një rast shumë i mirë të vizitojnë qytetin e mrekullueshëm, të bëjnë shëtitje në rrugicat e qytetit, të fotografohen tek lumi Pitheos që kalon brënda qytetit si dhe të shijonë drekën në një nga dhjetra tavernat e qytetit.

Grumbullimi për në Athinë do bëhet rreth orës 16,30 dhe kthimi në Athinë rreth orës 21,00

REZERVIMET

Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.

Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 6982890970 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire

 

Në çmime përfshihen:

-Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.

-Taxat e udhëtimit

-Shoqërues udhëtimi

Nuk përfshihen hyrja në muze kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit.

Jeni të mirërpitur. Mos e humbisni

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post