Top Lines ju fton të gjithëve në Ekskursionin njëditor që organizon të Dielën 13 Shkurt në Qëndrën e Skisë në Parnaso, dhe në fshatin Arahova.
Nisja nga Athina në orën 08.00. Nisja do bëhet nga Athina në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Çmimi i biletës 15 euro për person. 10 Euro për fëmijët në 12 vjeç.
Rezervime
Rezervoni me telefon në numrat 210 5203350 2105203351 6980001145 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki Metaksurgjio Athinë.
Rezervime me telefon nga zyra jonë në Pire në numrat 210 4636742 ose kaloni nga zyra jonë në adresën Platia Agjiu Dhionisiu 3 Pire
Programi.
Nisja ora 08.00 nga Athina. Mbas një stacioni për kafe dhe çlodhje, do vazhdojmë drejt destionacionit tonë të parë, Qëndrën e Skisë në Parnaso, ku do arrijmë rreth orës 11.00. Qëndra e Skisë në Parnaso ndodhet afër fshatit Arahova në malin e Parnasos. Është një nga qëndrat më të mëdha për ski në Greqi, ku përbëhet nga 19 pista me gjatësi totale 36 kilometra. Pista më e madhe është 4 km. Pika më e ulët e qëndrës është 1600m nga niveli i detit, dhe pika më e lartë 2250m. Në qëndrën e skisë do qëndrojmë deri në orën 13.30
Mbas qëndrës së skisë, do zbresim në fshatin Arahova, ku do qëndrojmë deri në orën 15.45. Ky fshat është i ndërtuar në malin Parnasos në një lartësi prej 950m nga niveli i detit. Është një nga fshatrat më turistike të Greqisë. Ketu do kemi mundësi të shëtisim në rrugicat e mrekullueshme të fshatit, të shijojmë produket vëndase ose të pijmë kafen në një nga kafet e bukura të fshatit.
Mbas Arahovës, do shkojm në Zemeno ku do hajmë drekën në një nga lokalet më të mira të zonës, me ushqime tradicionale dhe produkte vëndase. Në Zemeno do qëndrojmë deri në orën 17.30.
Mbërritja në Athinë do jetë rreth orës 20.00
Në çmime përfshihen:
- Transporti nga Athina me autobus modern të flotës të firmës Top Lines. Autobusët janë të paisur me sisteme kondicioneri, si dhe me wi-fi gjatë gjithë rrugës.
- Taxat e udhëtimit
- Shoqërues udhëtimi
- Nuk përfshihen kafet, apo ushqimet që do konsumehen gjatë udhëtimit, biletat e teleferikut, ose pajisje për ski.
Masat anti covid.
- Kapaciteti i pasagjerëve për autobus dhe linja turistike është 85% .
- Në hyrje të autobusit do ketë disifektues duarsh
- Shoferi shoqëruesi si dhe të gjithë udhëtarët janë të detyruar gjatë gjithë udhëtimit të kenë vënë maskë
- Të gjithë pasagjerët do duhet të paraqesin çertifikatë vaksinimi ose rapid test të bërë deri në 24 orë përpara udhëtimit