Greqi Nesër vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë. Diskutohet hapja e kufirit të shtyhet për 15 Korrik

Nesër 26 Qershor në Bruksel do mbahet takimi mes përfaqësuesëve të përherëshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian , ku sipas mediave është propozuar hapja e kufinjve me shtetet jashtë zonës Shengen të shtyhet nga data 1 Korrik për në 15 Korrik. Ky vendim do prekë dhe hapjen e kufirit të Greqisë me Shqipërinë, edhe pse Greqia është një nga shtetet që po kundërshton më shumë këtë vendim.

Sipas New York Time, janë përgatitur 2 lista nga të cilat njëra përmban 47 shtete dhe një tjetër me 53 shtete që BE do hap kufiri. Kriteri kryesor i Bashkimit Europian është që kufiri të hapet për shtete që të prekurit nga Covid-19 të jenë në mesataren Europiane (16 raste në 100000 banor). Shqipëria këtë moment është tek 16,9 raste ne 100000 banorë

Gjithësesi  deri më datë 30 Qershor kufiri do vazhdoj të jetë i mbylllur dhe do lejohen kategori e caktuar udhëtarësh. (Lexoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/kush-mund-te-udhetoj-ne-greqi-dhe-ne-shqiperi-2 )

Gjithashtu e vetmja mënyrë për të udhëtuar deri më 30 Qershor është kjo https://www.top-lines.gr/sq/autobus-greqi-shqiperi-cdo-dite-ne-oren-8-00-si-do-udhetohet-kush-mund-te-udhetoj/

Do ju informojmë nesër për çdo të re. Shpresojm që kjo situatë të mos vazhdoj më dhe kufinjt të hapen normalisht

 

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest