Greqi Tejkalimi i afatit 90 ditor Çfarë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që të mos gjobiten

Sipas një publikimi të  Top Channel,  të cilët komunikuan me Drejtorinë e Emigracionit dhe Kufijve së policisë greke, të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kaluar me pasaportë  në Greqi dhe kanë të drejtë të qëndrojnë deri në 90 ditë,  për të shmangur gjobitjen 1200 euro duhet të veprojnë si më poshtë

Qytetari Shqiptarë që ka hyrë në Greqi me pasaportë (90 ditë) duhet të paraqitet në drejtoritë e emigracionit të drejtorive vendore të policisë, të shoqëruar prej personit, i cili do të marrë përsipër t’u sigurojë atyre banesë dhe shpenzimet e qëndirmit.

Personi i interesuar duhet të ketë me vete:

1- Pasaportë të vlefshme

2- 2 fotokopje të pasaportës

3- Dy fotografi tip pasaporte

4- Kërkesën për shtyrje afati të qëndrimit në zonën Shengen (plotësohet pranë sportelit)

5- Deklaratë e personit që siguron strehim (plotësohet pranë sportelit)

6- Lejen e qëndrimit dhe pasaportën, ose kartën greke të identitetit të personit që garanton shpenzimet.

7- Vleren monetare prej 50 euro për ditë qëndrimi të personit të interesuar (vlera e parave vetëm tregohet dhe nuk përbën garanci dhe nuk mbahet në asnjë rrethanë prej autoriteteve)

8- Dokument që vërteton vendin e banimit të garantuesit (fletën e zyrës së financës E3).

9- Sigurim shëndeti në udhetim (pranohet edhe në email)

10 -Një numer telefoni ose email për kontakt emergjence.

Policia sqaron se rastet verifikohen një nga një dhe personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Autoritet greke besojnë se në vend ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.

Burimi http://top-channel.tv/2020/04/09/tejkalimi-i-afatit-90-ditor-ne-zonen-shengen-greqi-cfare-duhet-te-bejne-shtetasit-shqiptare-qe-te-mos-penalizohen/

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post