Greqia shtyn deri në 15 maj hapjen e kufijve tokësore ajrore dhe detar me Shqipërinë. Cilët qytetarë lejohen të kalojnë

Greqia vendosi që të shtyjë deri në 15 maj hapjen e kufijve tokësore ajrore dhe detare me Shqipërinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas vendimit qe u publikua në Fletoren zyrtare , deri në 15 Maj 2020 ora 15.00, nuk do të ketë asnjë kalim në linjë tokësore ajore apo detare me këto vende.

Gjithashtu nuk lejohet as qarkullimi i mjeteve turistike, skafe jahte etj. Të vetmit mjete që lejohen të kalojnë kufirin janë maunet e madhrave.

Shtetasit me pasaportë greke, shtetasit që kënë kartë minoritari, qytetarët që kanë leje qëndrimi në Greqi, ose qytetarët që kanë si vëndbanim të përherëshëm Greqinë lejohen të kalojnë kufirin.

Shtetasit e mësipërm për të hyrë në Greqi përveç dokumentit të indentifikimit duhet të jenë të pajisur me E1 që dekralon adresën që jeton, si dhe me lejen e posacme të lejimit të qarkullimit.

Shtetasit Shqiptarë që nuk kanë dokumentat e lartpërmendura nuk do lejohen të hyjnë në territorin Grek.

Vini re. TË LARTPËRMENDURAT kanë të bëjnë me hyrjen NË GREQI. Hyrja në Shqipëri është e ndaluar për të gjithë qytetarët qoftë shqiptarë qoftë të huaj

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest