Informacion i RËNDËSISHËM për shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë. Numrat e kontaktit për ndihmë në Greqi

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, dhe masave që shtetet kanë marrë për parandalimin e këtij virusi, duke bllokuar kufijtë ajrorë dhe tokësorë, shtetas shqiptarë kanë ngelur të bllokuar në disa vende të ndryshme të botës.

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Njësisë së Krizës, në bashkëpunim dhe me Përfaqësitë shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin qytetarëve shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë, si dhe rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion MEPJ vë në vëmendje sërish numrat e emergjencës të vënë në dispozicion:

Për qytetarët në Greqi

ATHINË 694165 8183
KONSULLATA SELANIK 6983661224
KONSULLATA JANINË 6947072353

 

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest