Informacion rreth situatës në kufi si dhe udhëtimeve Shqipëri Greqi Kush lejohet të kaloj kufirin

Të nderuar Pasagjer të Top Lines

Policia Kufitare njofton se në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht në Kakavijë dhe Qafë Botë, si edhe Kapshticë për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar që sot prej orës 13:00, nuk do të lejohet të hyjë për në Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi.  Pra nga Shqipëria në Greqi mund të hyjnë nënshtetatasit Grek si dhe emigrantët me leje qëndrimi të përherëshme.

Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Gjithashtu pala shqiptare ndalon hyrjen në territorin Shqiptar të çdo qytetari pavarsisht nështetësisë që ka. Nuk  lejohet hyrja në territorin shqiptar të asnjë mjeti qoftë autobus, qoftë taxi qoftë veturë personale. Do lejohen vetëm kamionët

Top Lines nuk do kryej asnjë udhëtim nga Greqia në Shqipëri dhe anasjelltas deri në një urdhër të dytë të hapjes së kufirit.

Nuk dihet ende për sa kohë do jenë të mbyllura doganat. Nuk ka asnjë informacion zyrtare.

Për sa i përket shqetësimit të madh për personat që janë me 3 mujorshin, sipas informacionit që kemi tani nuk do ketë asnjë shtesë kohore. E vetmja gjë që është premtuar deri tani është nga një postim i kryeministrit Edi Rama, që i drejtohet një emigranti duke i thënë se nuk do lejojmë të gjobiten shqiptarët, duke lënë të kuptohet se do ketë një marrveshje të posaçme mes qeverive. Por kjo pritet të vërtetohet.

Gjithashtu ju rikujtojmë se me vendim të qeverisë shqiptare personave që ju skadon pasaporta, afati i vlefshmërisë shtyhet deri në një urdhër të dytë, pra pasaportat do jenë të vlefshme.

Top Lines duke ndjerë detyrë të informoj çpër çdo të re pasagjerët dhe klientët e saj, po mundohet të jetë në kontkat vazhdimit me organet shqiptare dhe greke. Për çdo gjë do ju informojmë menjëherë. Kujdesuni për shëndetin tuaj.

Burimi

http://ata.gov.al/2020/03/15/covid-19-mbyllet-kufiri-me-greqine-edhe-per-automjetet-private-kalim-vetem-per-shtetasit-grek-dhe-kamionet/

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest