Ku mund të bëni Test PCR në Laborator privat në Shqipëri. Ofërtë për pasagjerët e Top Lines

Siç dihet duke filluar nga data 17 Gusht dhe deri me 31 Gusht të gjithë qytetarët që do udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi duhet të jenë të pajisur  me test negativ me metodën PCR i cili duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara udhëtimit. (KUJDES metodën sepse ekziston dhe metoda  teste serologjike-Lexoni në fund të textit ndryshimet)

Test janë të detyruar të paraqesin të gjithë udhëtarët pavarsisht mjetit që udhëtojnë (makinë, autobus, avjon) apo nënshtetësisë (dhe shtetasit grek dhe emigratët duhet të bëjnë test). Të vetmit që nuk janë të detyruar të paraqesin test janë fëmijët nën 10 vjeç.

Testi duhet të bëhet nga Laborator të çertifikuar. Në përgjigjen e testit duhet të jenë dhe të dhënat e pasaportës të pasagjerit. Testi duhet të jetë në anglisht.

Top Lines ka ardhur në komunikim me Laboratorit Mjeksor “Intermedica” në Tiranë e cila ofron mundësinë e kryerjes së testit PCR. Laboratori “Intermedica” është e cerftifikuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve laboratorike.

Laboratori Mjeksor “Intermedica” ndodhet në rrugën Panorama, pranë Hipotekës të Tiranës. Orari i kryerjes së testeve është çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 20.00. Përgjigja e testit del 24-36 orë mbasi bëhet testi.

Të gjithë pasagjerë që do paraqiten me biletën e Top Lines do kenë ulje çmimi. 

Çdo person që paraqitet për test duhet të ketë me vete sezbën pasaportën e tij.

Tani për tani testet bëhen vetëm në Tiranë. Për rrethet do ju informojmë ditët në vazdhim.

Rikujtojme se testi eshte i vlefshem vetem per personat që lejohen të hyjnë në Greqi. 90 ditorët nuk lejohen të kalojnë në Greqi edhe pse janë me teste negativ

Për më shumë telefononi tek agjensitë e Top Lines.

Tiranë +35542233050 +355692061989
Durrës +35552223122 +355 694051215
Elbasan +355699768502 +355 699660240
Fier +355696725448 +35534210316
Berat +355696099333 +355698778111
Kuçovë +35531124646 +355696095701
Lushnje+355694051225 +355697760213
Shkodër +355 672323227 +355 697426744

 

*Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur coronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. Ndërkaq, testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post