Kush lejohet të kaloj në Greqi nga data 1 Korrik

Greqia bëri të ditur se kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët Shqiptar, duke u bazuar në listën e Bashkimit Europian, ku qytetarëve Shqiptarë nuk ju dhe mundësia të udhëtonin në zonën Shengen.

Pavarsisht kësaj, në pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës do lejohen të kalojnë këto qytetarë

  • Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)
  • Të gjithë minoritarët me pasaportë ose me kartën e minoritarit
  • Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
  • Punëtorët Sezonal me leje të posaçme
  • Punëtorët e specializuar që disponojnë visë pune
  • Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj  që diponojnë visë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi
  • Studentë që studjojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi ose visë studentore
  • Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)
  • Pjestarët e familjes të një nënshtetasi grek ose europian (që vërtetohet me dokumentin e posaçëm-leje qëndrimi për bashkort europian, ose pjestar famijleje europiane)
  • Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu, duhen të jenë të pajisur me një vërtetim të vëndqëndrimit të tyre në Greqi, (kontrata e shtëpisë ose vërtetime E1) sepse është vënë re që policia greke i kërkon dhe në disa raste nuk ka lejuar të kalojnë qytetarë me vërtetim blu.
  • Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.

Në Greqi nuk lejohen të kalojnë

  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista  dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
  • Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
  • Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen

Për më shumë informacione telefononi tek zyrat tona në numrat

  • Zyra Athinë 2105203350-2105203351
  • Zyra Pire 2104636742
  • Zyra Korinth 2741021023
  • Zyra Patra  6907115555 6945994999
  • Për agjensitë në Shqipëri klikoni këtu https://bit.ly/2ACJMJj

Sipas ligjit të ri  çdo udhëtar që do hyj në Republikën e Greqisë, pavarsisht nënshtetësisë duhet të plotësojnë detyrimisht  PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI, ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare. Protokolli plotësohet në mënyrë elektronike dhe  duhet të plotësohet 48 orë deri në 72 orë përpara udhëtimit.

Protokollin mund ta gjeni këtu, por nga dje pikat kufitare me Shqipërinë janë hequr, nga sistemi  kështu që nuk është ende e qartë se si do veprohet. Kemi kërkuar informacion zyrtar dhe presim përgjigje.

Se si do vazhdojnë udhëtimet, oraret etj do ju informojmë orët në vazdhim

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post