Kush mund të kaloj kufirin Greqi Shqipëri. Si duhet vepruar. Sa kohë do qëndroj kufiri i mbyllur

Të ndreuar pasagjer të Top Lines. Janë me qindra telefonata që na vijnë në qëndrën tonë telefonike si dhe qindra pyetje që na vijnë në mesenger për situatën që është krijuar në kufirin Greqi Shqipëri për shkak të Koronavirusit . Top Lines komunikoj me autoritetet Greke dhe Shqiptare dhe pyetjeve me të shpeshta po ju pergjigjemi këtu

  1. Për shkak të mbylljes së kufirit, Top Lines nuk do bëjë asnjë rrugë deri në një urdhër të dytë. Se kur do filloj linja nuk dihet ende. Pra nuk do ketë autobusë për Shqipëri deri në një urdhër të dytë.
  2. Kufiri vazhdon të qëndroj i mbyllur për autobusa, makina personale, taxi, mikrobuza etj. Si nga pala Shqiptare ashtu dhe nga pala greke.
  3. Nuk dihet kur do hapet kufiri. Pritet një urdhër i dytë nga pikat kufitare.
  4. Edhe linja ajrore dhe ajo detare është mbyllur mes Shqipërisë dhe Greqisë
  5. Nga Shqipëria në Greqi mund të hyjnë të gjithë qytetarët që kanë nënshtetësi greke, ose leje qëndrimi në Greqi . VINI RE. Personat duhet të vërtetojnë që jetojnë në Greqi. Pra një person që ka pasaportë greke, ose leje qëndrimi por nuk jeton në Greqi NUK MUND TË KALOJ.  Duhet sezbën të vërtetojnë që jetojnë në Greqi. Ato mund të hyjnë vetëm në këmbë. Ato regjistrohen në sistem dhe duhet të vetkarandinohen për 14 ditë. Në rast se e thyjnë këtë karandinë do gjobiten.. Deri në anën Greke të Kakavisë lejohet qarkullimi i makinave.
  6. Nga Greqia në Shqipëri  mund të hyjnë vetëm personat që kanë pasaportë Shqiptare. Ato mund të hyjnë vetëm në këmbë. Ato regjistrohen në sistem dhe duhet të vetkarandinohen për 14 ditë. Në rast se e thyjnë këtë karandinë do gjobiten. Një problem tjetër është se si do shkojn nga Kakavia në qytetet e tjera meqënëse qarkullimi në Shqipëri është i kufizuar. Vetëm po ju pritën të afërmit tuaj, por dhe ato me autorizim. Për më shumë informacione komunikoni me policinë e shtetit (Shqipëri)
  7. Për personat që janë me 3 mujorsh nuk dihet se çfar masa do merren. Sipas policisë greke, ato duhet të largohen përpara skadimit të afatit.  Kryeministri Rama përpara ca ditësh premtoj se do japi zgjidhje këtij problemi. Pritet të shikojmë se çdo ndodhi.
  8. Per personat që ju skadon pasaporta biometrike shqiptare sipas Ministrisë së Jashtme Shqiptare Pasaporta do konsiderohet e vlefshme edhe nëse mbaron afati këto ditë

Top Lines do mundohet tju mbaj gjithë kohën të informuar. Jemi në kontakt të përditëshëm me autoritetet Greke dhe Shqiptare.

Shpresojmë kjo situatë të kaloj sa më shpejt. Kujdesuni për Shëndetit dhe të afërmit tuaj

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest